Foto e Ditës/ Drejtësia e re vjen vetëm përmes mësimit prej më të mirëve

Foto e Ditës/ Drejtësia e re vjen vetëm përmes mësimit prej më të mirëve

Ambasada e shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon punën intensive për të kontribuar në formimin e një Drejtësie të re dhe profesionale. Për këtë, një vëmendje e veçantë i kushtohet trajnimit të gjyqtarëve të përzgjedhur duke i çuar në Universitetet më të mira amerikane të kësaj fushe.

Përmes Fotos së Ditës | Zyra e OPDAT e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës e Departamentit të Shtetit, bën të diturr se  mundësoi pjesëmarrjen e Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alfred Balla, zv. kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare të përfshirë në çështje ligjore dhe gjyqësore, në seminarin e universitetit Tulane mbi hartimin e legjislacionit, një program dy javor në një nga universitetet më prestigjioze amerikane mbi hartimin efikas të ligjeve në mbështetje të formave demokratike të qeverisjes. 

Karriera, edhe në Drejtësi, kalon vetëm përmes përkushtimit, ndershmërisë dhe trajnimit nga më të mirët.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli