Ndërsa opozita është duke protestuar në Tiranë kundër qeverisë, lideri demokrat Lulzim Basha është nisur pas mesdite në avion nga Brukseli drejt kryeqytetit. Ai ndodhej në Bruksel prej ditës së djeshme në disa takime, ndërsa kthehet këtë të enjte, pa mundur të jetë në protestë dhe as në Prokurorinë e Tiranës që e thirri në lidhje me hetimin për kontratat e lobimit me tre kompani amerikane.
Udhëtarë të rastësishëm në të njëjtin avion me liderin demokrat, i kanë bërë atij një foto teksa qëndron në sedilje thuajse në gjumë dhe me kufjet në vesh. E ka ironizuar këtë foto gazetari Mero Baze me një koment epik:
"Mos mendoni që po fle. As që është sëmurë. Po ta vini re, ka kufje në vesh dhe po dëgjon Hymnin e Flamurit që të mos e ngatërrojë më në miting. Domethënë me mendje është në protestë", shkruan Mero Baze.
Në kohën që kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe ish-deputetët e PD-së e kishin cuar turmën e protestuesve nga Kuvendi, në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku janë shoqëruar disa persona për protestat e dhunshme.
Por ish-deputetët u panë të qëndronin gjatë para drejtorisë pa ditur se çfarë veprimi të merrnin më tej, teksa policia rrethoi godinën dhe qytetarët nuk u lanë të kalojnë kordonin. U panë të gjithë me telefona në duar duke pritur ndoshta ndonjë udhëzim për hapat e mëtejshëm të protestës. Por nëse përgjigjen e kanë pritur nga lideri demokrat Lulzim Basha...e sigurt është që duhet të presin derisa ai të zgjohet!
Edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe regoi pas fotografisë së në të cilën shfaqej Lulzim Basha duke fjetur gjumë në avion.
Përmes një postimi në ‘Instagram”, Braçe nuk kursen ironinë teksa shkruan që gjumi të rrit.
“Njerez te poshter, te pashpirtl gjumi të rrit. Boll bete sikur nuk flini asnjehere ne krevat! Dhe mos beni si te zhgenjyer nga Revolucioni! Revolucioni vazhdon!”– shkruan Braçe teksa publikon foton e liderit të PD-së duke fjetur gjumë me kufje në vesh.
Lajmi kryesor: