FOTO/ Kandidat i ri për stolin e Kombëtares, agjenti shqiptar poston mesazhin e dyshimtë

FOTO/ Kandidat i ri për stolin e Kombëtares, agjenti shqiptar poston mesazhin e dyshimtë

Ervin Bulku dhe Sulejman Mema

Kombëtarja shqiptare në ndeshjen që do të zhvillojë sonte kundër Andorës do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Dyshja në fjalë do të ketë mundësinë të bëjë figurë të mirë në një kohë kur pozicioni i trajnerit në Kombëtare është pezull pas shkarkimit të Panucc-it. Për zëvendësimin e këtij të fundit në skenë përveç Edoardo Reja ose Edi Reja-s ka dalë edhe një emër i ri.

Bëhet fjalë për Walter Zenga-n, ish-portierit e Interit që së fundmi ka drejtuar Venezia-n në Seria B. Emri i italianit po lakohet për shkakun e një postimi në rrjetet sociale. Është agjenti shqiptar i FIFA-s, Mario Cenolli, ai i cili ka trazuar ujërat.

Në rrjetet sociale Cenolli ka postuar një foto me Zenga-n ku shkruan: “Jemi gati mister”. Ajo që shton dyshimet është se fjalët agjenti i ka shoqëruar me ikonën e flamurit shqiptar. Zenga është një trajner i përfolur për të marrë drejtimin e Shqipërisë edhe në periudhën post De Biasi. Në të kaluarën ish-portieri ka drejtuar edhe klube në “Seria A” si Crotone-n gjatë sezonit të kaluar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 25/03/2019 17:43

    Duka eshte bo si sekser i FSHF me italianet .Leri te huajt ,po vendos trainer shqiptar,qe jane ne djetra dhe na bien per eksperiment lloj lloj tioash qe vetem e cojne me poshte kombetaren shqiptare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)