Këtë herë ajo ka menduar të bëjë një tatuazh fjalën “MEOW” (mjaullimën e maces) në një vend që nuk na kishte shkuar mendja se ajo do të provonte të bënte tatuazh. Pjesa e brendshme e buzës së poshtme ka qenë vendi ku ajo ka zgjedhur të bëjë tatuazhin e radhës.
Vetë ajo nuk e ka publikuar ende “aksesorin” më të ri të trupit, por sekretin ia ka zbuluar artisti i tatuazheve Jon Boy, i cili ka postuar në faqen e tij foton e modeles.
Kendall numëron disa tatuazhe të vogla me ngjyrën e bardhë, një prej të cilëve në formë zemre, që e ndan me shoqen e saj të ngushtë Hailey Baldwin.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)