Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duket se është entuziazmuar shumë për sa i përket takimit që ka zhvilluar me presidentin e krahinës së Puglia në muzeun arkeologjik të Durrësit.
/Shqiptarja.com
"Duke zbuluar gjithçka që na bashkon në Muzeun Arkeologjik të Durrësit me presidentin e të bukurës Puglia", shkruan ministrja, e cila e ka shoqëruar statusin e saj me dy flamuj, ku qëndron edhe gafa e saj.
Në vend që të vendoste flamurin e Italisë, Kumbaro e ka shoqëruar statusin me flamurin shqiptar dhe atë të Bregut të Fildisht, një shtet në Afrikën e largët.
(Statusi i Kumbaros në Twitter)
(Flamuri i Bregut të Fildishtë)
(Flamuri i Italisë)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
![]()











