Këta janë dy vëllezërit e mitur që humbën jetën ditën e djeshme pasi u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë. Vëllezërit Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç, po luanin bashkë me fëmijë të tjerë të zonës me një litar, të cilin e kishin lidhur në një pishë buzë liqenit. Ato kapeshin pas litarit dhe rrëshqitnin për t’u hedhur më pas në liqen.
Kjo lojë është kthyer në tragjedi duke i marrë jetën vëllezërve. Fillimisht ka rënë në liqen 10 vjeçari dhe po mbytej ndërsa vëllai i madh u hodh për ta shpëtuar, por fatkeqësisht të dy u mbytën. Luan Taku, babai i djemve dhe një vajze më të rritur po i rriste fëmijët me shumë sakrificë pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike dhe jetonte duke mbledhur hekurishte.
Trupat e dy fëmijëve të mitur u nxorën nga Polumbarët e RENEA-s, pas pak orësh kërkime, ndërsa tragjedia mund të ishte thelluar edhe më shumë. Një banor i zonës tha se dhe dy fëmijë të tjerë kishin rrezikuar të mbyteshin por ishin shpëtuar nga një banor i zonës. Edhe më parë liqeni i Prushit ishte kthyer në vend tragjedie, pasi një vit më parë ishte mbytur një 15 vjeçar. Janë të shumtë, tha një banor, vendasit që e vizitojnë liqenin gjatë ditëve të nxehta të verës, ndërsa nga autoritetet nuk ka asnjë tabelë paralajmërimi apo rreziku.

Mateo Taku, 14 vjeç dhe Klevis Taku, 10 vjeç
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
86.3%
-
Jo
9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2122
Lajme të tjera
-
'Çmendet' 48-vjeçari në Tiranë, tenton të përplasë me makinë gruan e tij
4 Korrik, 17:30
-
Nuk respektuan përparqësinë në rrethrrotullim, droni ‘kap mat’ shoferët në Tiranë! Gjobiten deri në 8 mijë lekë (VIDEO)
4 Korrik, 17:20
-
I shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.4 vite burg, arrestohet 26-vjeçari nga Kamza (VIDEO)
4 Korrik, 11:58
-
Tiranë/ Vodhën materialet e ndërtimit në firmën ku punonin, arrestohen 3 persona (VIDEO)
4 Korrik, 11:23
-
Kokainë e ndarë në doza dhe gati për ta shitur, ‘Stacioni i fundit’ vë në pranga 2 të rinjtë në Tiranë
4 Korrik, 10:47
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë, një nën hetim! Sekuestrohen 2 pistoleta e një kallashnikov (VIDEO)
3 Korrik, 18:58
-
Tiranë/ 1 shofer në pranga, lëvizte nën efektin e lëndëve narkotike, 32 patenta të pezulluara, lëvizni deri në 200 km/h.
3 Korrik, 10:27
-
E rëndë në Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 11-vjeçarja
3 Korrik, 09:12
-
Sherr me mjete të forta mes të rinjve në Tiranë, 2 të plagosur
3 Korrik, 08:40
-
Një në Kavajë e tjetri në Borsh, mbyten dy 66-vjeçarë në det! Njëri dyshohet se pësoi infarkt duke notuar
2 Korrik, 18:07
-
Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, 9 të arrestuar, 4 prej tyre shqiptarë, 124 mijë euro, prona dhe orë ‘Rolex’ të sekuestruara
1 Korrik, 18:32
-
Sherr me grushte mes të rinjve në Tiranë, 3 nën hetim! Policia: Ishin të dehur e po godisnin njëri-tjetrin
1 Korrik, 17:31