Elfrida Bardhanjori, siç e shihni edhe në foto, është ekspertja e teknologjisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes që hakoi kompjuterin e ish-shefit të Shërbimit Informative të Ushtrisë, Ylber Dogjani.
Ky veprim nga ana e saj ka alarmuar drejtuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin thyer masat e sigurisë kibernetike, dhe ka pasjellë edhe dënimin e hakeres Elfrida Bardhanjori me 18 muaj në shërbim prove.
“Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t’i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra”, ka thënë Bardhanjori, shkruan "Panorama".
Pasi ndërhyrja kompjuterike është zbuluar, e pandehura Bardhanjori ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfilet nga kompjuteri i saj.
Ndërsa gjykimi i shkurtuar nuk lejon deklarimet e të pandehurës në gjykim, pasi procedohet direkt me konkluzionet përfundimtare.

(Elfrida Bardhanjori)
Ngjarja
Ngjarja është shënuar në 2014 ndërsa bëhet publike vetëm nga gjykata e Tiranës, ku gjyqtari Sokol Pasho ka caktuar si masë ndëshkuese 4 muaj burgim për të renë.
Ajo ka pranuar dhe para gjykatës se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në kompjuterin e ish- shefit të SHIU-t Ylber Dogjani, duke thyer kodet e sigurisë e duke kopjuar nga aty të dhënat, që më pas i ka fshirë pa i përdorur.
Dogjani u shkarkua më 6 tetor 2015 nga detyra ndërsa ai ka bërë më pas denoncim në polici dhe ngjarja është hetuar nga seksioni prokurorisë ushtarake.

(Hakerja Elfrida Bardhanjori)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com