KAMËZ - Kandidati i Partisë Demokratike në Kamëz në një nga takimet e tij elektoraë, ndoshta për t’u dukur sa më trendi ka qenë me një xhaketë lëkurë gjarpri të tmerrshme dhe për më tepër të pakombinuar.
 
Mziu është i njohur për shkeljet e rregullave, si dhe për devijimin e sjelljes që i shkon përshtat një kryebashkiaku. Stili i veshjes tregon shumë për karakterin e një personi dhe këtë herë pavarësisht se, Mziu kishte lënë mënjanë daullen është shfaqur me xhaketën e lëkurës.
 
I shfaqur si snobist, Mziu ka dalë jashtë standardit të një kandidati, duke nënvlerësuar qytetarët e Kamzës, që ishin mbledhur për të dëgjuar për të disatën herë premtimet e tij.
 
Por një pikëpyetje që ngrihet është fakti se sa mund t’i ketë kushtuar kjo xhaketë Mziut, të cilat variojnë deri në disa mijëra euro.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)