FOTOT/ Në mungesë të Berishës, Fatmira Hajdari kujton vrasjen e të shoqit krah ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni

FOTOT/ Në mungesë të Berishës, Fatmira Hajdari kujton vrasjen e të shoqit krah ish-gjyqtarit sheik Gjin Gjoni

Fatmira Hajdari dhe Gjin Gjoni në homazhe për Azem Hajdarin

Ky 12 shtator shënoi 26 vjet nga vrasja e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdarit. Ndryshe nga herët e tjera, në këtë përvjetor nuk ka qenë prezent Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. 

Ndaj krah Fatmira Hajdarit u shfaq Flamur Noka, që mbajti dhe një fjalim para mediave. Po ashtu në homazhe u pa edhe ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, ish-kolegu i Fatmira Hajdarit, që sot drejton PD-në e Lezhës, duke qenë se, ashtu si Fatmira, ka dalë jashtë sistemit të drejtësisë.

Në përkujtim ndërkohë, mungonte vajza e Azemit, Rudina. Kjo e fundit, sqarimin përse mungoi në homazhet e përvitshme të të atit, me përfaqësuesit e Partisë Demokratike, e dha mes disa rreshtave të ndjerë në rrjetet sociale.

“Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë. Duke shkuar te memoriali, varrezat dhe duke takuar të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa të përcjell mbesën tënde në shkollë. Dhe mu kujtua se ti nuk do të kesh mundësi ti prekësh dorën mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë malli shumë babi. Uroj të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkroi Rudina Hajdari. 

Ish gjyqtari Gjin Gjoni, i cili u bë simbol i drejtësisë së vjetër me pasurinë e tij prej sheiku dhe që u dorëhoq para vettingut, është tashmë kryetari i Berishës për degën e Rithemelimit në Lezhë.

Gjin Gjoni mbahet mend për disa dosje të bujshme që i ka mbyllur si gjyqtar, ndërsa një prej të rëndësishme ka qenë ajo tentativës për grusht  shteti nga Berisha të 14-shtatorit 1998, që u mbyll dhe u arkivua pa asnjë të dënuar ndërkohë që organizatori i kryengritjes, Sali Berisha, as nuk është marrë në pyetje. Një lidhje midis gjyqtarit dhe politikanit dhe tani faktohet me zgjedhjen e tij si kryetar i PD së Rithemelimit në qytetin e Lezhës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoca: 12/09/2024 22:50

    Rrespekt i nalt e mirnjohjet per zotin Xhin Xhoni. Tan malsoret krenohen me icat kollos drejtsiet!

    Përgjigju
  • Q...a robt: 12/09/2024 21:26

    Akoma del kjo ftyre e ndyre, permendet kjo fytyre e piset... Gjin Gjoni, kryemaskarai i maskarenjve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani