VIDEO/ Reshje të dendura shiu në Elba të Italisë, uji merr me vete automjetet

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë disa zona të Italisë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Në një video të publikuar në mediat italiane, duket se si në ishullin Elba, shiu intensiv në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka krijuar “lumenj të rrëmbyeshëm’ nëpër rrugë, duke marrë me vete automjete.

Zona më e prekur nga moti i keq është Rio Marina, ku lugina e Riale është përmbytur plotësisht.

Mbrojtja Civile është mobilizuar për të hequr një furgon që uji i rrëmbyeshëm e çoi në kanalin e Rios, nga ku deri më tani rreth 15 makina tashmë janë hequr.

Përgjatë rrugës provinciale të Paratës, që lidh Rio nell'Elba me Cavo, ka pasur rrëshqitje të tokës nga argjinaturat në rrugë, si dhe ka pasur ndërhyrje nga Mbrojtja Civile për shkak të gurëve të pasigurt përgjatë rrugës provinciale për në Portoferraio.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s'kam shitur interesat e shqiptarëve

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s'kam shitur interesat e shqiptarëve