Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka ndjekur nga afër ndërhyrjen në Urën e Poçemit në zonën e Mallakastrës, që ishte bërë e pakalueshme si pasojë e rreshjeve të ditëve të fundit.
Ministri Dervishaj fillimisht falenderoi ekipin e firmës kontraktore, që bëri të mundur brenda një periudhe të shkurtër kohe, rikthimin e lëvizjes dhe riparimin.
Dervishaj tha se ura është e hapur për banorët e zonës, por vetëm për automjetet të një tonazhi të vogël, dhe nuk është e kalueshme për automjetet e tonazhit të lartë.
Ministri theksoi se brenda një kohe të shkurtër, do të fillojë evidentimi i gjithë dëmeve në infrastrukturë, dhe do të ndërhyet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për këtë urë dhe disa vepra të tjera që janë dëmtuar.
"Jemi në gatishmëri maksimale gjatë këtyre ditëve në gjithë vendin për të reaguar shumë shpejt dhe për të zgjidhur çdo problematike. Aktualisht situata paraqitet normale dhe nuk asnjë vështirësi në qarkullim në gjithë akset kombetare, por pavarësisht kësaj drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën", përfundoi Dervishaj.

(Ministri i Transporteve, Dervishaj në urën e Poçemit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com