Rita Ora këngëtarja shqiptare me famë botërore do të jetë në kopertinën revistës spanjolle S Moda, numri i së cilës do të dalë në 15 tetor.

Revista në të cilën shkruhet për modën dhe  artistët e famshëm, bashkë me El Pais shitet në mijëra kopje në këtë shtet dhe shtetet ku flitet gjuha spanjolle.

“Faleminderit shumë. Të gjithë ishit fantastik në këtë photoshooting” ka shkruar Rita Ora në rrjetin social Facebook, ku edhe ka postuar fotografinë e saj që pritet të dali në revistë.
 
Këngëtarja 25-vjeçare e arriti famën e saj shumë shpejt brenda dhe jashtë kufijëve.  

rita

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)