Të shumta kanë qenë denoncimet për përmbajtjen e teksteve shkollore me të cilët mësojnë fëmijët në Shqipëri. Vetë prindërit të cilët bëhen “mësuesit në shtëpi” të fëmijëve të tyre, kanë denoncuar gafa pafund në tekstet shkollore. Në këtë rast urojmë të jetë thjesht një “lapsus”.

Në mediat sociale është duke qarkulluar një foto që pretendohet se është e abetares, librit me të cilin nxënësit e klasës së parë mësojnë shkronjat, ku teksti përmban edhe fjalë fyese.

Mbetet për tu verifikuar nëse bëhet vërtetë fjalë për abetaren, apo kjo është një “lojë” e mediave sociale. 

abetare

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)