Fotografi francez Michel Setboun, ja si ishte Shqipëria në vitet 1981 – 1991

“Nga sonte e në vijim një ekspozitë e jashtëzakonshme me 99 grimca drithëruese të portretit të Shqipërisë, siç ishte mes errësirës së izolimit dhe dritës jashtë bunkerit komunist. Ia vlen vërtetë”.

Me këto fjalë të shkruara në rrjetin social Facebook e ka prezantuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama expositën e Michel Setboun të titulluar “Fundi. Fillimi Shqipëria 1981 – 1991”, e cila do të çelet për publikun sot në mbrëmje.

Për herë të parë 99 foto nga Shqipëria e viteve 1981 – 1991 vijnë për publikun kryeqytetas në COD. Fotografi francez Michel Setboun e ka vizituar disa herë Shqipërinë: gjatë diktaturës, kur diktatura ra dhe gjatë tranzicionit demokratik të vendit. Ai ka ruajtur në fokus gjurmët e pashlyeshme të periudhës së diktaturës, të cilat shprehen në fytyrat e vrenjtura të shqiptarëve që ka fotografuar. Fotografi ka vërjetur në ftyrat e njerzve femomenet psikologjike dhe mënyrën e ashprë të jetesës që duhje të bënin në kohën e diktaturës.  

Brendia e kësaj ekspozite në retrospektivë ndalet në kontraste të fuqishme, tablo të gjalla që kanë në fokus të objektivit Shqipërinë e pas ’80-ës me demagogjinë, pankartat a parullat me gurë, paradat komuniste, bunkerët e kudo gjendur, ngrehinat e kultit të shndërruara në salla teatri, kafene, shtëpi kulture a të braktisura, varfërinë ekonomike, shtypjen politike e shoqërore gjatë periudhës së autarkisë, figurën e gruas shqiptare, fëmijë dhe nxënës të shkollave dhe jo vetëm.

Për Setboun janë po kaq tronditëse momentet e Shqipërisë në pikënisjet të viteve ’90, (aso kohe kur po zhbëhej regjimi komunist), janë foto që flasin për eksodin shqiptar dhe anijet e tejmbushura në portin e Durrësit, pritjen e Nënë Terezës, humanistes shqiptare në shtetin amë, ringjalljen e fesë, rihapjen e kulteve fetare, zgjedhjet e para pluraliste, zbulimin dhe përballjen me kapitalizmin, gjendjen tronditëse në qendrat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, dasmat dhe shumë aspekte të tjera të përditshmërisë së jetës shqiptare.

Ndërkaq, Michel Setboun, konsiderohet si një ndër fotoreporterët më të rëndësishëm ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe një nga dokumentuesit më këmbëngulës të historisë së Shqipërisë nga viti 1981 e në vazhdim, pasi mbetet thuajse i vetmi fotograf i huaj, i cili ka mbërthyer me aparatin e tij, si askush tjetër e në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gati katër dekadave të fundit gjithë zhvillimin politik, shoqëror dhe kulturor të vendit skaj më skaj. Arkivi fotografik mbi Shqipërinë ka mijëra fotografi dhe është i një rëndësie të veçantë, si historike ashtu edhe artistike.

Ekspozita do qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë