FOTOLAJM/ Milimetrat që eleminuan Gjermaninë, goli i Japonisë shkakton polemika

FOTOLAJM/ Milimetrat që eleminuan Gjermaninë, goli i Japonisë shkakton polemika

Topi brenda vijës

Japonia fitoi 2-1 me Spanjën në grupin E të Kupës së Botës. Të dyja skuadrat kaluan më tej në fazën e 1/8 teksa jashtë Botërorit ka mbetur Gjermania që fitoi po në këtë grup me Kosta Rikën.

Goli i dytë dhe i avantazhit për japonezët u shënua nga Tanaka në minutën 51 të ndeshjes. U desh ndërhyrja e VAR për të akorduar golin të rregullt, pasi topi nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fundore. Edhe pse në transmetim direkt u pa se sfera e kaloi vijën, teknologjia dhe pamjet e reja tregojnë se topi është në fushë dhe nuk ka dalë plotësisht jashtë, siç është rregulli i FIFA-s.

Goli i avantazhit për Japoninë rezultoi me vlerën e tri pikëve, gjë që nxorri Gjermaninë jashtë Botërorit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër