13 vite nga Gërdeci, familjarët me pengun e madh të padrejtësisë: Na lanë vetëm! Zamira Durdaj që humbi djalin 7-vjeç nuk dorëzohet: Çështja në SPAK

Edhe në këtë 13 vjetor të tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave janë mbledhur të gjithë bashkë për të kujtuar të dashurit e tyre në këto ditë dhimbjeje të madhe. 

Ajo që u vu re sot në Gërdec ishte mungesa totale e politikës. Banorët thonë se janë lënë vetëm në dhimbjen e tyre, teksa sjellin në vëmendje ato momente të tmerrshme të 15 marsit 2008.

Me lule në duar dhe me lot në sy dhe me pengun e madh që nuk u vendos kurrë drejtësia disa prej tyre kanë folur për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta.

'Më plas shpirti o Arsen ctë të them! Si ikën 13 vite?", prek me fjalët e saj Zamira Durda, mamaja e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008, dhe që prej 13 vitesh nuk ka lënë asnjë seancë në shkallët e ndryshme të gjykatave në vend.

"Vetëm ma kanë përplasur surratit Gërdecin, të gjithë. Kanë qenë një bandë kriminale ata që e kanë bërë Gërdecin. E kam çuar në Gjykatën evropiane të Drejtave të Njeriut. Është një gjyqtar, Ledo Bianku që ma pengon çështjen në Strasburg. Prej vitit 2009 nuk e kam një përgjigje", vijon ajo.

"Unë nga politika nuk pres asgjë, pres nga drejtësia. Edhe këta në pushtet nuk na afrohen. Kjo do të thotë që janë të gjithë njësoj. E përdorën politikisht Gërdecin. Erdhën në pushtet", thotë me forcë Zamira, e cila bën me dije se para 2 javësh e ka riçuar çështjen në SPAK.

1615807887_durda.jpg

Zamira Durda

Për mikrofonin e Report Tv ndalet edhe Fadil, të cilit ai shpërthim i fuqishëm i mori bashkëshorten, e cila kishte vetëm 10 ditë që kishte filluar punë dhe paguhej me 1000 lekë në ditë.

"Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Të dhimbshme kanë qenë këto 13 vite. Bashkëshortja për 10 mijë lekë në ditë punonte. Kishte 10 ditë që kishte filluar punë. Kryesorja për mua është të arrihet drejtësia. Ta marrin vesh edhe fëmijët se çfarë ndodhi. Ne e cilësojmë një tragjedi me dijeninë e shtetit", thotë Fadili.

"Kur nuk u bë gjë atëherë s'bëhet tani. Ne vijmë kujtojmë njerëzit tanë, askush nuk na kujton më", thotë një tjetër familjare.

Nga ai shpërthim i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, ende nuk ka asnjë person pas hekurave. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit: Drejtësia dështoi, s'kapi as baxhanakët e djeshëm, as kunetërit e sotëm! U themi vrasësve se s'i kanë mbyllur hesapet me ne

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit në 13 vjetorin e kësaj tragjedie thotë se drejtësia ka dështuar. Në deklaratë ata kanë kritikuar organet e drejtësisë duke apeluar për rihapjen e dosjes.

"Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit gjen rastin sot, në vitin e 13-të përkujtimor të tragjedisë së Gërdecit, të falenderojë dashamirësit që nga afër ose nga larg na japin kurajo për të vazhduar jetën dhe për të çuar luftën tonë për të drejtën deri në fund. Tashmë 15 marsi është bërë një ditë simbol për të vlerësuar drejtësinë, politikën dhe njerëzillëkun. Drejtësia u sprovua dhe dështoi. Pavarësisht se disa persona u dënuan, ata tashmë i lanë duart nga drejtësia dhe shumë të tjerë nuk u hetuan. Dëgjuam lloj-lloj emrash kafshësh që u përfolën, që lanë gjurmë mbi letra e fakse, por nuk pati askush kurajon të hetonte e ta zbardhte ngjarjen. Drejtësia e la të pagjykuar edhe ish ministrin që sot kandidon për deputet.

Pra, drejtësia nuk kapi as baxhanakët e djeshëm dhe as kunetërit e sotëm. Madje drejtësia ngatërroi edhe emrin e personit që i vuri zjarrin barutit. Drejtësia i la të lirë t’i ktheheshin biznesit apo politikës, që të ndërtojnë pallate për të qerasur politikën dhe kjo e fundit të qeverisë rehat pallatet. Jetët e humbura në 15 mars 2008 nuk kthehen më, por drejtësia mund të vendosej, me hir ose pahir. Me refome drejtësie apo jo. E megjithatë, “ortakëria politike” nuk deshi të bëhej drejtësi", thuhet në deklaratë.

Por ndërsa u  drejtohet personave përgjegjës duke thënë se pavarësisht se mund të mendojnë që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë apo me ndonjë ambasadë, ata nuk i kanë mbyllur hesapet me ata dhe me popullin e këtij vendi.

"Dhe këtu vijme të e dyta. Politika. Ajo u vu në sprovë dhe dështoi. Nuk u nxor asnjë leksion nga kjo tragjedi. Ligjet nuk u rishikuan për të mos lënë më të ndodhin ngjarje të tilla. Ligjet nuk u rishikuan për të bërë të mundur që hetimet të bëhen ashtu sic duhet. Madje, edhe reforëma në drejtësi i vuri “tapën” çështjeve të vjetra, të kohës para reformës, që të mbyllte hesapet e vjetra me qëllim që t’i hapte rrugë pazareve të reja.

Njerëzillëku u vu gjithashtu në sprovë, por për fat të keq dështoi edhe ky. Dikur politikatë të të gjitha gjatësive e gjinive, zinin rradhën për të bërë paradën e mbështetësve tanë, ndërsa sot kanë harruar cfarë ndodhi në Gërdec. Por, pa harruar që ata që gatuan vdekjen në Gërdec, me mbështetjen e politikës së vjetër, sot gatuajnë beton në Tiranë të bekuar nga politika e sotme e re. Sot, ne denoncojmë shëmtinë e politikes , që bëjnë sikur ishin dhe janë me ne kur në të vërtetë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të na penguar në gjykatat vendase apo edhe në Strasburg, që ne të humbim të fundit amanet të atyre që nuk jetojnë më dhe të fitojnë ata që sot riciklohen në politikë si gjoja “kundërshtarët” e tyre.

Sot, ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i themi vrasësve që pavarësisht se mund të mendojnë që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë apo me ndonjë ambasadatë, ata nuk i kanë mbyllur hesapet me ne dhe me popullin e thjeshtë të këtij vendi. Njohja e krimit dhe vënia e drejtësisë në vend i bën nder atyre që e bëjnë këtë dhe na vë në paqe ne viktimave të krimit. Njohja e krimit është hapi i parë i njerëzillëkut, ndëshkimi i tij i shërben drejtësisë dhe nxjerrja e leksioneve i shërben të ardhmes sonë të përbashkët. Deri atëherë, me mend në kokë o popull i thjeshtë i këtij vendi", vijohet më tej në deklaratë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/03/2021 23:46

    E kam gabim apo Fatmir Mediu ne 2017 e vuri kandidaturen afer asaj zone,a mund te verifikohet kjo ? Sa per ate zonjen e keshilloj te bashkoheni te gjithe,se bashkimi ben fuqi,jo te ngrini aktakuza tek e tek.Kerkoini shpjegime gjyqtarit per bllokimin apo zvaritjen.Nese nuk jeni te kenaqur,rihapni gjyq,ndroni skuadren e avokateve,por mos harroni se me te miret kushtojne shume dhe mund t'i perballoni vetem si grup.Ky eshte nje krim qe kerkon patjeter drejtesi!

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Leka [ kepi ]: 15/03/2021 21:06

    Është e pa par në këtë kore toke që kriminelët të vazhdojn të kërkojn vota nga ky popull që e kan vjedhur e e kan gjakosur. Po kjo është e pa imagjinushme që kta hajdut kriminel të mos jen në burg po të bëjn politik. Dora ju thaft ati njeriu që i jep vot kryekriminelit salmut bershurrës e evgjitit fatmir kriminel mediut. AMEN.

    Përgjigju
  • dulja: 15/03/2021 18:19

    keto jane kujtimet me te hidhure te asaj qeveri te hudhehequre nga P D me ne krye Sali Berishen dhe cirakune e tij Fatmire Mediune

    Përgjigju
  • gerdeci: 15/03/2021 17:30

    Te hedhesh ne ere nje zone te tere, te vrasesh 25 njerez dhe te vazhdosh te jesh ne politike eshte cmenduria e Berishes te cilet duhet te jene ne burg. Vetem ne Shqiperi ndodhin keto krime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë