Konservatorët francezë do të zgjedhin sot liderin e tyre të ardhshëm me një anketë që me shumë gjasë do të kthejë ish-presidentin Nicolas Sarkozy në vijën e frontit politik në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Partia kryesore e vendit, UMP (Bashkimi pë Lëvizjen Popullore) po mban një votim për të vendosur se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i partisë ku përballë Sazrkozy qëndrojnë 2 kandidatë të tjerë: Bruno Le Marie dhe Herve Maeriton.

Sodazhi i sotëm vjen në kushtet e një pakënaqësie të gjerë në administratën e presidentiti aktual François Hollande, i cili është cilësuar si presidenti më pak popullor në historinë moderne të Francës. Megjithatë, Sarkozy humbi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 përballë këtij të fundit.


Mediat flasin për një fitore të mundshme të Sarkozy, i cili nuk do ta ketë të lehtë të përballet me problemet në vend. Kjo, edhe pas akuzave ndaj tij për korrupsion dhe së fundmi duke penguar hetimet ndaj tij.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)