DURRËS – Kryetari i Frymës së Re Demokratike prezantoi në Durrës kandidatët për Këshillin Bashkiak. Në takim ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku aktual dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane Vangjush Dako.
Bamir Topi u shpreh se në listën e kandidatëve për Këshill Bashkiak janë përfaqësues dinjitozë dhe ajo që e kryeson këtë listë është një grua.
Gjatë fjalës së tij, Topi deklaroi se me Vangjush Dakon dhe me këshillin bashkiak Durrësi do të njohë zhvillime të reja.
“Vangjush Dako është përfaqësuesi i një aleance të gjerë. Në këto zgjedhje, interesat e qytetarëve nuk mund t’i marrin nëpër këmbë ligjëratat dhe retorikat e ashpra të politikës për aleancën e së djathtës me të majtën”, tha kryetari i FRD.

Kurse kandidati i majtë Vangjush Dako tha Bashkia do t’i kushtojë vëmendje të veçantë shtresave në nevojë dhe do të realizohen projekte të reja në të gjithë hapësirën që do të ketë Bashkia e re e Durrësit me ndarjen e re territoriale.
"Ju jeni dëshmitarë të transformimeve të mëdha që kemi realizuar në këto 8 vite por veçanërisht gjatë vitit të fundit. Unë zotohem që këto transformime do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ardhshëm me arsyetimin e vetëm se ne e duam Durrësin. Padyshim që infrastruktura,turizmi dhe problemet që ka qyteti njihen nga ana jonë prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë në shërbim të qytetarëve”, u zotua Vangjush Dako gjatë takimit me qytetarët.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO