I dënuar për blerje votash, zbardhet vendimi! Beleri merr leje për t'u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian! Do të udhëtojë i pashoqëruar nga efektivët e policisë

I dënuar me 2 vjet burg për blerje votash, me vendim të formës së prerë, Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku që fitoi zgjedhjet në Himarë dhe nuk u betua kurrë për të marrë detyrën, do të udhëtojë të hënën drejt Strasburgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha dritë jeshile këtë të diel, duke miratuar lejen për eurodeputetin grek për të kryer betimin në datë 16 korrik në Parlamentin Europian.

Burime pranë Burgjeve i thanë Report Tv se Beleri do të udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga forca të sigurisë, fillimisht drejt Athinës me avion të hënën e 15 korrikut, ndërsa më pas niset për në Strasburg.

Leja e miratuar është për 5 ditë, me të drejt kthimi në datën 20 korrik, për të vijuar përfundimit e dënimit të dhënë nga Apeli i së Posaçmes. Kërkesa për leje e bërë disa ditë më parë është vonuar deri këtë të diel pasi komisioni që e shqyrtoi, vendosi disa kritere karshi Belerit, të cilit i kanë kërkuar të dhëna të plota, nisur nga garancia e lëvizjes, dorëzimi i biletave të udhëtimit vajtje-ardhje, apo qëndrimi dhe akomodimi në hotel.

Për miratimin e kërkesës është parashikuar edhe ndonjë e papritur, për shembull nëse do t’i duhet të qëndrojë më shumë nga sa e parashikon leja, për shkak të zhvillimeve atje.

'Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamantin Europian në datat 15-20 korrik 2024 në Strasburg, referuar Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm nr. 733 prot, datë 04.06.2024 “Për përbërjen dhe funksionimin e Bordit të Monitorimit të dhënies së lejes shpërblyese dhe të veçanta për të burgosurit në IEVP” është dhënë leje shpërblyese për të dënuarin  Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15 korrik deri në 20 korrik 2024. Pas përfundimit të lejes pesë ditore, i dënuari Alfred Beleri do të kthehet në burgun e Fierit për të vazhduar kryerjen e dënimit, sipas vendimit të GJKKO.', thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Burgjeve.

Në një rast të tillë, Beleri do të duhet të njoftojë të gjitha institucionet në mënyrë zyrtare, përfshirë edhe autoritetet vendase në Strasburg. Çështja “Beleri”, i cili u arrestua vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit në një lokal në Himarë, trazoi ujërat diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pasi nuk mundi të marrë leje për t’u betuar si kryebashkiak, mundësi që e humbi pas dënimit përfundimtar me burg, në Himarë pritet të zhvillohen zgjedhjet e reja më 4 gusht. Më 10 qershor u zgjodh si eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xder: 14/07/2024 21:43

    Me feedi bejleri deri ne vdekje..

    Përgjigju
  • Turi: 14/07/2024 18:07

    Do zoti arrayiset keshtu qe ta shpallin ne kerkim nderkombetare si kriminel i rendomte dhe te shikojme nese funksionon demokracia ne eu

    Përgjigju
  • ansa: 14/07/2024 17:41

    po e liruat nga burgu,,nuk ju kthehet me...ne shqiperi..do ike ne greqi...

    Përgjigju
  • Sa e bukur kjo: 14/07/2024 17:23

    Per greket qe e votuan per ne Strasburg, mori 5 dite leje. Per shqiptaret qe e votuan per ne Himare, as 5 ore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë