Frrok Çupi: Ca pyesin cili ishte më i keq, Enveri apo Saliu?

Frrok Çupi: Ca pyesin cili ishte më i keq, Enveri apo Saliu?

Sali Berisha

Më e mira e çështjes është kur thuhet cili ‘ishte’. Për fat të mirë tanimë asnjëri nuk ‘është’. Megjithatë ‘litarin’ e kanë lënë mbi tokë.

Litari mbi pllakën ku shkruhet emri ‘Sali Berisha’, ka dy sense, herë tërheq të gjallët e mbetur për nga skëterra, e herë të gjallët e mbetur tërheqin ta shkulin përfundimisht. Këtu qëndron edhe Amerika në krah të të mbeturve gjallë.

Ndërsa litari mbi pllakën ku shkruhet ‘Enver Hoxha’, ka të vetmin sens që tërhiqet nga naivët, me qëllim që prapa ‘frikës nga Enveri’ të grabisin e rrënojnë të gjallët e mbetur. Edhe këtu ishte Amerika, por vetëm fillimisht, derisa Shqipëria doli nga diktatura; pastaj nuk kishte më punë.

Veçse, në sensin e Amerikës ka një gjë të përbashkët mes ‘dy të këqijave, cili ishte më i keqi”. Ndërsa Amerika e ka shpallur Berishën me familje ‘out!, të padëshiruar’, Enver Hoxha nuk kishte arritur deri në këtë të keqe. As Britania e Madhe s’e kishte bërë, edhe pse me Hoxhën ndau gjyqe të mëdha si për kanalin e Korfuzit dhe floririn.

Ndërsa Sali Berisha mban në gjoks damkën britanike ‘kapo i krimit të organizuar’. Vite më parë, kur ndodhej në pushtet, në Parlamentin Britanik qeveria Berisha ishte thërritur ‘qeveri gangsterësh’.

Tani më thuaj cili ishte më i keq!

Në një gjykim popullor në veri të vendit tonë, dikush ndodhej para dilemës: T’i vinte emër të të vërtetës, apo ta sillte nëpër fjalë? Atë çfarë kishte parë në arat me misër- ta thoshte me një fjalë, apo ç’të bënte? Po ta thoshte me një fjalë, gjykatësi do ta kapte për fjale. Prandaj nisi ta përshkruajë çdo veprim të atij akti, pjesë-pjesë; dhe në fund tha: ‘Tani thojeni ju çfarë ishte!’.

Thojeni ju o njerëz që besuat përrallën e Sali Berishës, sikur ky ‘solli demokraci’ dhe ‘rrëzoi komunizmin’. Në një intervistë, po ky, ka thënë se ‘komunizmin e rrëzova me përkrahjen e Lirisë’.  Domethënë ‘gjithë pushtetin e ri për vete dhe për Lirinë’.

Pas përrallës për ‘rrëzimin familjar të komunizmit’, fshehu krimet e kobshme që kreu kundër vendit, kundër njeriut, kundër pronës individuale, kundër pasurisë kombëtare dhe në minimin e demokracisë.

Dhe ka plot nga ata që i besuan. Kjo është më e keqja e dy të tjerave.

Cili ishte më i keq, ai që i ndërtoi veprat industriale dhe hidrocentralet e vendit, apo ky që i shiti për dy lekë në një vend të huaj, për një kompani që në fakt është vetë ky, mafioze dhe skllavëruese ndaj familjeve dhe punëtorëve shqiptarë?.

Sali Berisha ka grabitur pasurinë kombëtare të ndërtuar me djersën e popullit. Sali Berisha ka djegur e shkrumbuar vlerat e ekonomisë dhe kulturës së vendit të ndërtuara nga viti 1945, deri në vitin 1990. Epoka e asaj pune ndërtuese është quajtur edhe ‘epoka e Enverit’.

Atëherë cila qenka epoka më e keqe, ajo që ndërton apo ajo që shkatërron? Cili qenka më i keqi, diktatori që la qindra vepra industriale, energjetike, shkolla, arsim…, etj., i la ditën kur u paketua për në botën tjetër? Apo ky demokrati që ia ‘fali dreqit’ djersën e njeriut, sigurinë e popullit, pasurinë  e kombit?

Çfarë i fali dreqit, atë e mori dreqi; pjesën më të madhe e futi në grykën e familjes së vet dhe të miqve që i duhen për ditën më të keqe se sot. Deri tani kishte bërë hesap që me pasurinë e grabitur, një ditë  ta shtypte këtë popull si mizat dhe në krye të tij të vinte thundrën Argita-Shkëlzenin.

Vetëm ditët e fundit doli në dritë grabitja e katër hidrocentraleve të ndërtuara në vendin tonë, nga viti 1951 deri në vitin 1960: Dy hidrocentrale në Ulzë, dy hidrocentrale në Bistricë, (Prit se nuk keni parë gjë akoma, sa grabitje të mëdha janë kryer, që nga paratë në piramida).

Të katër hidrocentralet e kishin zhbërë natën dhe ndriçuar të nesërmen e vendit; para këtyre edhe vetë kryeqyteti bënte dritë me kandil. Kompania KURUM, ku Berisha vari zhgunin e tij, ka paguar, për gjithë pasurinë e përvetësuar, aq vlerë sa Saliu e Shkëlzeni paguajnë për gjyqet e një  viti.

Ai që ua la pasurinë në dorë, ishte i keq pse ia la këtij. Por a ishte më i keq se ky që e futi djersën e popullit në grykën e tij!

Në fakt, Enveri ishte një idhull për Sali Berishën, pasurinë ky e mori me ‘votën e popullit’, s’ka pse shfajësohet populli.

Atëherë malësori i Veriut do të bënte pyetjen ekzistencialiste:

“Ua tregova një për një çfarë ndodhi…, tani thuajeni ju si e ka emrin kjo punë”. Se ndotën dynjanë ata që thonë se ‘ky Berisha nuk qenka më i keq se ai!’.

Deri më sot ishte anatemë e vërteta se Berisha ia kalon të keqes së Enverit mijëra herë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigtanti: 31/08/2024 14:24

    bej nje artikull per vete pse embeshtesje atehre kur te tjeret ihoshin keto qe thua ti sot

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 30/08/2024 17:28

    Respekt pēr Emigrantin dhe Gjergjin shum bukur jan pērgjigjur e shum sagt. Tē till njerēz i duhen Shqipris si Emigranti e Gjergji jo Frok Çupa kaçupa deri dje i thurnin lavde kriminelit hajdut Sali Bajgēs me shok kurse sot jan bēr Kritik automatik.

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/08/2024 16:02

    Cilit Frrok Çupi ti besojmè? Atij tè RD, me lavde dhe hosana pèr kryetarin komunist "antikomunist" apo kètij tè sotmit qè numèron hidrocentralet e vjedhura nga Saliu dhe tè tijèt? Thuaje vetè o Frrok dhe mos prit tè ta thonè tè tjerèt,,,thuaje qè EDHE UNÈ ISHA PJESÈ E KORRIT TÈ ZHABAVE KLEPTOMANE, qè nè vènd tè thonim rroftè Shqipèria,,,thonim rroftè Saliu. Thuaje qè NE E BÈMÈ KOMUNISTIN "KRYETAR DEMOKRATÈSH". Mos u mundo tè na sqarosh pèr se kush ishte mè i keq,,Saliu apo Enveri. Nèse vèrtetè do pèrgjigje pèr kètè pyetje,,ja ta them unè. Pèr tè dy,,flasin shifrat vetè. Mè 1944,,Shqipèria kishte 90% analfabetizèm dhe dritè qiriu. Se çfarè u arrit nèn drejtimin e tij, e di historia tani. Fèmijèt e Enverit nuk janè as milarderè dhe as milionerè, e shoqja e tij vdiq si e pastrehè. Saliu??? Gjeni diçiturèn. Ah po,,,,pashaportizim,,,kishte Enveri po ashtu,,,,,GJÈJA MÈ SHTETMBROJTÈSE QÈ KA PARÈ KJO SHQIPÈRI. I mbante Salinjtè jashtè ai Frrok,,sepse siç duket i njihte mirè se çfarè janè nè gjèndje tè bèjnè.!!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 30/08/2024 15:58

    O frok si mund te krahasosh driten me erresiren Ishte enveri qe zhduku anafalbetizmi kurse salua edhe ato shkolla neper fshatra me te thella i mbylli Enveri e gjeti nga hici dhe beri dicka qe sishte par ndonjehere Kurse salua i shkaterroi dhe vodhi te gjitha Tani shih paurin e zenit dhe gites Dhe shih sa pasuri kane iliri sokoli dhe pranvera pastaj bej krahasimin kush ishte me i mire

    Përgjigju
    • E DREJTA: 31/08/2024 11:24

      BRAVO ...NUK I HEQ ASNJE PRESJE KOMENTIT TUAJ

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/08/2024 14:45

    O Frok Çupi ke plotēsisht tē drejt por popull mē IDJOT se Shqiptari se gjen nē Bot. Tē gjith e dinin qē qeni bastard Sali Bajga ishte sekretar partie pse e votuan e pse e lan nē krye tē vēndit. E Sali Bajga hajdut kriminel shum , shum , shum mir ju a bēri DEBILVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin