Frrok Çupi: Dikush ka vjedhur kullën e sahatit

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Ai i opozitës, kur po fliste për ‘masakër elektorale’ u përpoq të sillte në studio një provë. Sapo kanë mbaruar zgjedhjet politike të 25 prillit, nga ku ka dalë një maxhorancë e pastër dhe një opozitë që s’e pranon. Prova më e madhe që solli opozitari për ‘masakrën’, ishte kjo: ‘Është parë vetë drejtori i KESH duke blerë vota!’.

-Ku është parë ai njeri?- e pyeti tjetri.- Sa vota bleu, e patë gjë? Sa lekë dha, i numëroi njeri?…

-Është parë në rrugë, lekë nuk pashë- tha akuzatori-. Në rrugë, ore po të them, sapo kishte rënë akshami…

-Në rrugë?… Po pastaj?

– Çfarë donte ai në rrugë në atë orë?!- akuzoi prapë akuzatori.

E lashë akuzën në ekran dhe iu ktheva vetes; jo me frikë, por me një kthim pas. Këta mund të më akuzojnë pse nuk dola nga shtëpia gjithë kësaj pasditeje. Dikush mund të ankohet se i ka humbur diçka dhe këta ‘e gjejnë atë njeriun’, domethënë mua ose ty që nuk dolëm në rrugë. Në vitet ’80 kur më dërguan në Spaç i dënuar për një artikull në gazetë, më shtuan në biografi: ‘Babai yt është parë në Valbonë në vitet ‘50, na thuaj çfarë donte ai atje!’. (Vërtet këtë akuzë më bënë).

Dhe më erdhi në mendje akuza fantazmë që i ishte bërë një ‘gangsteri tiranas’ në vitet e diktaturës. ‘Ti ke vjedhur kullën e sahatit!’, e akuzonin në qeli e ai nuk kishte si të mbrohej. Qeshnim me avokat Ngjelën pasi u kthye nga ‘ferri’, se ai thoshte ‘Po ore, ta bëjnë këta; hajde gjeje të vërtetën, ti ke vjedhur kullën!’. Po të kërkoje prova, prova nuk kishin. Por po të thoje ‘hajde të të tregoj se kulla e sahatit ndodhet po aty’, edhe kjo ishte e pamundur. Se kush të linte të dilje nga qelia për të treguar kullën e sahatit!?.

Edhe këta të opozitës së sotme, që në fakt janë komunistët më të egër të periudhës së komunizmit, të njëjtën metodë ndjekin: Krijojnë ‘qelinë’ për të akuzuarin, dhe njëkohësisht vetes si akuzatorë i krijojnë të njëjtën errësirë. Hajde gjeje pas kësaj nëse e kanë vjedhur kullën, apo i kanë blerë e shitur votat…

Puna e tyre (PD-LSI-VV) është që të krijojnë amulli, kaos, destabilitet, paqartësi, njollë të zezë për vendin. Sa kohë që nuk kanë fituar vetë, ata thonë ‘katastrofa le të vijë pas nesh’. PD dhe LSI i kishin ngrehur militantët sikur do të fitonin 90 mandate; ditën e votimeve deklaruan se ‘kemi fituar thellë’, por kur doli ‘zero e send i kotë’, atëherë nisën akuzën për ‘blerje votash’. Njeriu më i lartë i akuzës në PD fliste se ‘drejtori i KESH është parë duke kaluar rrugës në aksham’.

Çfarë po ndodh kështu?

1.Njerëzit e opozitës janë përfshirë në një sulm emocional për jetë a vdekje në këtë stad kohor kur në Shqipëri po formohet Drejtësia e re. Dikush që është në krye shërben veten, ose shërben dikë, ose disa. Këta nuk duan t’i dorëzojnë as Metën, as Berishën, as Fazlliçin, as Gërdecin, as piramidat, as shitjen e detit, as floririn e grabitur, as boronicat e fundit. Nuk i dorëzojnë, dhe, për të mos i dorëzuar krijojnë ‘ethet e pafund’ të zgjedhjeve; le të zhytet vendi- sipas tyre, sa në kllapi, sa në sëmundje, sa në kaos… Kjo, e gjitha është ndjenjë, jo politikë, as arsye, as ligj. Kufirin mes ligjit dhe ndjenjës këta e kanë fshirë.

2.Këta erdhën deri në 25 prill, ditë e votimit, fatmirësisht me shpresë se fitojnë dhe pas kësaj do t’i digjnin dokumentet, do t’i vrisnin dëshmitarët, do ta kapnin demin për brirësh, do ta bënin edhe një herë atë që kishin bërë. Se po të mos kishin këtë shpresë, as që kishin për të ardhur në votime. Kur humbën, dhe humbën thellë, u ndodhën ‘gafil’,…, atëherë përdorën akuzën më vulgare të përdorur 30 vjet: ‘Na vodhët kullën e sahatit, dmth., votat’. Këta tani nuk pranojnë t’i bëjnë asnjë shërbim kombit: As të dorëzohen para Drejtësisë, as të pranojnë vendin e opozitës, as të kthejnë në Thesarin e shtetit floririn dhe milionat e vjedhura, as të paguajnë për zhdukjet masive të njerëzve. Madje edhe vetë kryetari i PD, Basha, duke treguar me gisht ’akshamin’, mbulon edhe dorëheqjen në parti. Më mirë akuzon të gjithë sikur ‘ua ka parë kullën në xhepa’. Këta nuk arrijnë të bëjnë gjënë më normale të njeriut: Kur njeriu del në fushën demokratike, shpresat lëri në shtëpi!

3.E keni vënë re se në diskursin e tyre kanë gjithçka:

Kanë akuzën ‘thes’ ku- sipas tyre, fut dorën dhe i gjen të gjitha: vjedh kushdo, blen secili, shiten të gjithë… Kanë fantazmat, nga të cilat, në vend që të largohen, u vijnë edhe më afër… Çlirojnë në turma ‘teorinë e gjithçkaje’, që sipas tyre, edhe kur nuk kanë rol, as kontribut, as vlerë- u takon gjithçka. A nuk ishin ‘absent’ për mandatet parlamentare, absent për tërmetin, për pandeminë?! Megjithatë akuzojnë dhe duan gjithçka.

Edhe shoqërinë e intelektualëve letrarë, pse vallë e afruan? E afruan njësoj siç afrohet shoqëria jezuite, vetëm për të hamendësuar ‘vjedhjen e kullës së sahatit’.

E vetmja gjë që nuk afruan ishte veprimi i provuar me shkaqe dhe shpjegimi i shteruar shkencërisht.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento

Komente

  • O tej: 12/05/2021 17:48

    Keta jane kokrra e legenit.

    Përgjigju
  • Adrian: 12/05/2021 10:05

    Keta nuk kane as respektin me te vogel per kete popull. Populli votovi dhe popullin ebejne ajdut te shitur grabites etj dhe pa karakter Cmund te thote populli per keta??? Thjesht populli voton dhe kerkon respekt....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika