Frrok Çupi: Ju tregoj konfliktin me Sali Berishën në gazetën “Rilindja Demokratike”

Frrok Çupi: Ju tregoj konfliktin me Sali Berishën në gazetën “Rilindja Demokratike”

Sali Berisha e Frrok Çupi, foto arkivë

Frrok Çupi foli për konfliktin me ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë kohës që ishte kryeredaktor i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”.

“Unë jam larguar i pari nga Partia Demokratike, edhe pse isha një nga themeluesit dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”. Largimin tim e bëra në gusht të vitit 1991, pasi shkrova një artikull ku theksova se Sali Berisha dhe Enver Hoxha ishin të njëjtë. Konflikti im me Berishën kishte nisur për shkak të ndërhyrjeve që ai kërkonte të bënte në gazetë.

Në atë kohë, shtypshkronja funksiononte me plumb, një proces që zgjaste nga mëngjesi deri në mesnatë për të nxjerrë gazetën. Ne kishim ndërtuar një mur të fortë që partia të mos ndërhynte në gazetë dhe Berisha ishte i vetmi që e dinte se po përgatitej për të pasur pushtetin në duart e tij. Ai ka përdorur manipulime të egra për të arritur qëllimet e tij. Për shembull, ai shpalli një “grusht shteti” në Shkollën e Bashkuar, edhe pse nuk ishte e vërtetë.

E bëri këtë për të thënë se “unë, Mao Ce Duni, shpëtova vendin” dhe për të krijuar një aureolë rreth vetes, që njerëzit ta brohorisnin si dikur Enver Hoxhën. Kjo ishte arsyeja pse kërkonte që i gjithë numri i gazetës t’i dedikohej “grushtit të shtetit”. E kundërshtova dhe i thashë se nuk kishte ndodhur asnjë grusht shteti, dhe po të pretendonim ndryshe, do të bënim një dëm të madh, pasi po krijonim një “Parti Demokratike” me metoda të Lindjes së Mesme, që vetëm sa e ulte figurën e demokracisë. Berisha bëri sikur u tërhoq. Ishte ora 3 ose 5 dhe unë shkova për të bërë pushimin e shkurtër, pasi kisha qëndruar shumë orë në redaksi.

Ai kishte hyrë dhe e kishte botuar lajmin e grushtit të shtetit. Kur u ktheva, e gjeta aty. I kujtova se ishim betuar për demokraci, për të mos ndjekur politikën e Enver Hoxhës. Kërkova që ta linte gazetën të pavarur. I kërkova gjithashtu tipografit të hiqte shkrimin e të vazhdonim me përmbajtjen e zakonshme të gazetës, e cila i përkiste lexuesve, jo partisë. Pas 6 muajsh, u pushova nga puna. Raisson, ambasadori amerikan në Shqipëri, kërkoi një takim pas largimit tim.

 U takuam në Dajt, ku Berisha i propozoi Raisson-it të më emëronte ambasador në Uashington ose të më jepte një post tjetër të lartë. Në atë kohë, kishte njerëz që shëtisnin në bulevard dhe unë i thashë: “Më dëgjoni, unë jam i sigurt se këta njerëz do të të bëjnë president”, pavarësisht se sot është kryetar opozite. Nuk e kuptoja sesi mund të më propozonte mua si ambasador dhe nuk e pranova ofertën”, u shpreh Çupi në DritareTV.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baba: 12/11/2024 08:02

    Na plasi ilir meta ne per historin e dy spiunave qe skan lan sholl pa lepi per pak fam…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?