“Pushtetarët aktual kanë vetëm interesa personale dhe atë e kanë demonstruar me lëvizjet e vazhdueshme politike të tyre duke mos menduar për qytetarët”-ka qënë kjo deklaratë e kandidatit të djathtë për bashkinë Lezhë Fran Frrokaj në një takim me banorët e lagjes Margjonaj në Shëngjin.

Gjatë fjalë së tij me banorët duke diskutuar për problemet e zonës ka thënë se nevoja për një turizëm më të zhvilluar duke ndërtuar së pari një infrastrukturë të munguar është kryesorja në programin e tij.
Për Fran Frrokajn, kandidat i aleancës për punë e dinjtet në bashkinë Lezhë, kjo është pika nga do të nisë programi i tij për turizmin.kandidati Frrokaj premtoi se ndërtimi i rrugës që të dërgon drejt Ranës së Hedhun, shërbimi i pastrimit dhe zgjidhja përfundimtare e problemit me ujin e pijshëm, do të jenë investimet e para që do të 
kryhen për këtë zonë.

Kandidati i djathtë ka vijuar takimet me banorët e Shëngjinit në rrugët e këtij qyteti, ku problematika kryesore e diskutimit ka qënë kthimi i Shëngjinit në një qytet turistik të dëshiruar nga të gjithë të administruar nga një njeri i përgjegjshëm të paktën kjo është ajo që banorët e zonës presin

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)