Fshehu 31 120 paundë në shasinë e furgonit arrestohet 32 vjeçari në Portin e Durrësit, në korrik solli nga Britania 111 mijë paund

DURRËS - Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit Durrës vuri në pranga 32 vjeçarin Alidin Kola banues në Tiranë drejtues i një furgoni mallrash që lëvizte jashtë vendit e kryesisht në Angli, nëpërmjet portit detar të Durrësit. Ai transportonte mallra të ndryshme me porosi si nga brenda ashtu dhe nga jashtë vendit.

Arrestimi i tij u krye pasi në furgonin që ai drejtonte u gjendën një sasi prej 31 120 paundësh të padeklaruara gjatë kontrollit në terminalin e trageteve.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga homologët britanikë,policia kufitare e Durrësit,ditën e djeshme, ushtroi kontroll në vijën e dytë të terminalit të trageteve në kuadrin e operacionit"Checked"në furgonin i cili drejtohej nga Alidin Kola 32 vjeç banues në Tiranë.

Në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, u gjetën 31 120 paund të cilat dyshohet se janë siguruar nga burime të dyshimta. 

"Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar, furgoni që drejtonte 32-vjeçari. Nga kontrollet, në këtë automjet janë gjetur të fshehura në shtresën e shasisë, nën sediljen e drejtuesit, 31 120 paunde. Gjithashtu, në furgon janë gjetur veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake. Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, shtetasi Alidin Kola synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje", njoftoi policia.

Gjithashtu, në furgon janë gjetur veshje, vegla pune dhe pajisje elektroshtëpiake. Paratë, të cilat kanë burim të dyshimtë, shtetasi Alidin Kola synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, ndërsa mallrat dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje.

Burime nga policia kufitare e Durrësit bëjnë me dije se ky operacion është frut i marrëveshjes mes Mbretërisë së Bashkuar dhe vendit tonë. Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Brendshme, Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, për shkëmbimin e informacionit për qëllime që lidhen me emigracionin si dhe në zbatim e urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është ngritur dhe funksionon me kohë të plotë një Task-Force e përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Britanike për migracionin.

Në korrik solli 111 mijë paund 
Pikërisht informacionet janë siguruar nga ky organizëm për rastin në fjalë. Në muajin korrik kjo task force zbuloi dhe sekuestroi një sasi prej 111 mijë eurosh të cilat u gjendën të fshehura në 2 automjete të imbarkuara në një bizarkë(mjet transporti ku vendosen automjetet të destinuara të shiten në tregun e makinave). Atëherë u vunë në pranga 2 persona që kishin lidhje me transportin e këtij mjeti.

Task-Force kishte dyshime se 32 vjeçari Alidin Kola kishte lidhje me ngjarjen e korrikut të këtij viti.

Ai u vu në survejim dhe përgjim  dhe u kap duke transportuar këtë sasi parash. Ai akuzohet për veprat penale" Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale","Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera". Ai përshkoi itinerarin Angli-Francë-Itali-Porti Detar Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
U kapën në portin e Durrësit, shikoni si ishin fshehur tufat me paund! Po vinin nga Britania (VIDEO)

 

Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit Durrës vuri në pranga 32 vjeçarin Alidin Kola banues në Tiranë drejtues i një furgoni mallrash që lëvizte jashtë vendit e kryesisht në Angli, nëpërmjet portit detar të Durrësit.

Në videon e publikuar nga Policia e Durrësit shihet se ai i kishte fshehur paratë në shasinë e furgonit që ai drejtonte, ku u gjendën 31 120 paundë të padeklaruara gjatë kontrollit në terminalin e trageteve.

 

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bashkëpunëtor në dy vjedhje automjetesh, arrestohet një 35 vjeçar

Elbasan/ Bashkëpunëtor në dy vjedhje automjetesh, arrestohet një 35 vjeçar