FSHF nuk apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës për mosregjistrimin e zgjedhjeve

FSHF nuk apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës për mosregjistrimin e zgjedhjeve

Asambleja e fundit zgjedhore e FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për mosnjohjen e Asamblesë Zgjedhore të 7 shkurtit. Pasi Gjykata nuk regjistroi zgjedhjet, duke lënë federatën pa president dhe pa Komitet Ekzekutiv, përfaqësues të FSHF-së dolën në media dhe të deklaruan se Gjykata e Tiranës thjesht u kishte kërkuar disa dokumenta shtesë.

Në fakt, nuk ka pasur asnjë shtesë dokumentacioni pas vendimit të Gjykatës. Sikur të mos mjaftojë kjo, FSHF nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës për të mos regjistruar zgjedhjet, pavarësisht se kishte 5 ditë kohë në dispozicion.

Në Gjykatën e Apelit nuk ka asnjë ankimim nga FSHF për këtë çështje. Një vetëpranim i abuzimeve dhe manipulimeve që u kryen. Aktualisht FSHF vazhdon të jetë pa president të ligjshëm dhe pa Komitet Ekzekutiv, pavarësisht se është mbledhur dy herë. Nuk dihet nëse FSHF do të tentojë të regjistrojë Asamblenë Zgjedhore sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës