TIRANE - Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” tha se projektligji i arsimit të lartë ka një sërë problemesh të cilat duhen zgjidhur para se të kalohet në miratimin e ligjit.
Sipas profesor Fugës është e pakonceptueshme që në japim diploma por nuk mundemi tu sigurojmë studentëve pas kësaj një diplomë. Gjatë emisionit Profesor Fuga u pyet edhe për eksodin masiv të shqiptarëve kohët e fundit, duke e argumentuar me mungesën e prodhimit në Shqipëri.
“Ekonomia shqiptare sot importon mallra dhe eksporton njerëz. Në momentin që ne s’kemi prodhim do kemi import. Paraja ikte andej nga vinte, në Shqipëri mbetej konsumi.”- tha Fuga duke shtuar se perqndrimi ne qytetet e mëdha dhe largimi i të papunëve nga zonat prodhuese shkakton këtë situatë
“Ne kemi një problem, Çfarë po bëjmë. Sipas teorive të globalizmit këto qytete të mëdha nuk kanë punë. Pasuritë tona larg këtyreve zonave, ku ne rrijnë në kafe. Kemi një dezekulibër total. Kjo lloj ekonomie çon ose në fundosje ose në emigrim.”- tha Fuga.
Ju përse jeni kundër ligjit për arsimin e lartë?
Ju falenderoj për ftesën. Pyetja është e drejtpërdrejtë por dua të bëj një sqarim historik sepse për mendimin tim arsimi i lartë në vend ka shumë problem që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të thotë që s’mund të zgjidhen por ligji e anashkalon këtë.
Ndalemi tek problemet?
Ka shumë problem dhe duhet të jemi të qartë që ne akademikët biem në një mendje për këtë.
Një nga problemet për shembull?
Po unë shpesh jam ankuar se ne e masim punën shkencore me artikuj. Unë kam kërkuar që të maten siç duhen punët shkencore. Ata na thonë që bëjmë matje ndërkombëtare por s’ka si të jetë e mundur sepse kështu nuk vërtetojmë dot nëse është plagjiaturë artikulli i Artan Fugës apo i dikujt tjetër.
Cilët janë indikatorët matës për këtë?
Një mënyrë është mosbotimi. Ne vazhdojmë me ligjin e viteve 70 që po të botosh një shkrim ja ke arrit. Unë do thosha çfarë rezultatesh ke sjellë ti.
Çfarë derivati prodhon universiteti i Kamzës për një fermer?
Ne kemi mangësi përkthimi. Për shembull, duhen përkthyer kryevepra për studentët tanë sot. Përkthimi mua si pedagog nuk më quhet punë shkencore dhe ndaj asnjë pedagog nuk përkthen sot. Unë kërkoj përgjigje në projektligj por nuk ka asnjë përgjigje për këtë.
Çfarë nuk shkon tjetër?
Kemi diploma jashtë tregut. Ky handikap që të diplomuarit nuk gjejnë punë të cilëve ne u japim idenë se ai diplomohet por më pas nuk i japim punë është e tmerrshme. Ndaj ata kërkojnë këtë të drejtë në evropë. Ne u japim studentëve në fakultet mësime të gjimnazit që nuk ndodh në vendet e zhvilluara. Kush e ka fajin për këtë nxënësit apo prindërit. Duhet një reformë në tekste duhen tekste për mësuesit.
Taksixhinjtë kanë nga një diplomë juridiku. Si mund ta orientojmë shkollën drejt tregut?
Ka 1 mijë mënyra. Sot aktualisht ligji e kronizon këtë situatë. Kur më thua që parametrat e hapjes së një dege në fakultet janë këto, ti u jep mundësi studentëve që të regjistrohen pa fund. Ne po krijojmë situatën e zbërthimit të universiteteve. Kemi 4-5 forma të arsimit, me kolegje medrese, gjimnaze etj. Duke u diplomuar duhet të certifikohet diploma.
Kush duhet ti certifikojë?
Po për shembull nëse mbaron për juridik diploma duhet ët vlerësohet nga një grup juristësh të pavarur nga universiteti. Të ndjekim shembullin që po ndjek gjithë bota perëndimore. Ti lemë performancat me numra e me revista. Duhet krijuar një sistem ndryshe ku jo gjithë kompetenca të jetë e pedagogut që të japë mësim, të vlerësojë e më pas të diplomojë. Ne kemi ende një shoqëri konsumatore. Kemi ekonomi familjare që preferon të punësojë familjarin dhe jo kompetentin. Si është e mundur që modernizohet një qytet dhe nuk ka një psikolog. Në media ne kemi shumë studentë ndërkohë që nuk ka vende pune. Ne kemi krijuar dy degë të reja, komunikim, marketing dhe bizneset duhet të kuptojnë këtë risi. Nëse bizneset nuk hapen drejt webit që menaxhon klientelën nuk do të mund të hapen vende pune. Kjo duhet hapur gjithandej.
Ne Boston, New York e Londër kanë numër më të ulët universitetesh se në Shqipëri.A mendoni se ishte e nevojshme që të mbylleshin disa universitete private?
Mesa di unë qeveria i mbylli se nuk respektonin disa norma ligjore jo se ishin shumë. Ato u mbyllën për shkelje administrative. Unë s’mund ta gjykoj nëse kishte apo jo vërtet shkelje kjo s’më takon mua. Ky projektligji i sotëm nuk çon në reduktim sepse modelin e universitetit e shohin në disa lloje. Kur kemi këto lloje universitetesh pse duhet të kemi edhe shkolla profesionale. Sot edhe humanitetet që bëhen, bëhen më mirë në shkollat teknike sesa në ato gjeneraliste siç i kemi ne, ku mësimi degradon në ideologji. Ne nuk kemi ende një dije humanitare që administron. Ne kemi shpjegim por bota ka ikur nga kjo. Kur ti i detyron universitetet që të kenë vetëfinancim të tjerat janë të pritshme. Përfshirë këtu edhe faktin që ndërhyn kryetari i bashkisë.
Si ndërhyn kryetari i bashkisë?
Po i dhanë fonde do të ketë çdo gjë në dorë ai. Kryetarit të bashkisë nëse i jep një fond edhe ai mund të….. lere s’ka rëndësi kjo. Kur ti më thua që duhet të mbahem vetë me të ardhura normalisht që do të bej një mësim gjeneralist. Është sindromi i akulloreshitësit që nëse krijoj grupe të formuluara njësoj do të krijoj të papunë. S’jemi në një shoqëri ku diploma duhet ët japë vend pune por as të kundërtën. Psikologjisë nuk i jap vendin e duhur ama masivizoj të diplomuarit në këtë degë. Prisja një projektligj që do të ndante këtë pikërisht.
Universitete private janë konsideruar me piramidat që prodhojnë shumë të diplomuar dhe janë ndërmarrje fitimprurëse. A vendos ky ligj norma të reja në treg?
Ligji nuk parashikon ndryshime të mëdha në këtë pjesë. Nuk jam kundër universiteteve private. Ka private që kanë dinjitetin e tyre dhe janë shumë të mira për të krijuar konkurrencë. Janë më fleksibël privatët. Nga kjo pikëpamje nuk duhet hedhur guri tek privatët. Problem qëndron kur privatët krijojnë të njëjtën tip diplomash. Ministritë duhet të kenë të qartë që nëse në një universitet ka si profil ekonomistët s’duhet ta ketë edhe tjetri. Të gjithë kërkojnë të japin të njëjtën dijë. Të profilizosh do të thotë të paguash më shumë. Ne kemi 6 atelie në gazetari. Po me the që do ti nxjerr vetë të ardhurat unë nuk do ta bej mësimin me 15 por me 80 veta. Ç’punë ka ligji se sa profesorë ka një universitet? Mund të kesh 3 profesorë shumë të mirë ose 30 që nuk vlejnë. Nga kjo pikëpamje ligji nuk i jep përgjigje kësaj por duhet ti japë përgjigje të diplomuarve drejt prioriteteve ligjore. Tregun duhet ta ndjeje vetë faktori. Me ka ndodh që kemi rënë dakord të ndryshojmë programin mësimor por ka një serë procedurash për këtë. Pse duhet ta aprovojë shteti këtë gjë?
Shteti duhet të jetë një minimin granti e cilësie?
Tjetër është garanti i cilësisë dhe tjetër vendosja e burokracive. Jashtë thonë se nëse ju kemi dhënë besimin të keni një program mësimor ju edhe mund ta ndryshoni atë.
Projektligji është hartuar nën trafik influence?
Unë nuk e di se çfarë trafiku influencash ka se nuk mundem të them çfarë hapësirash ka por po them se edhe privatët mund të aplikojnë njësoj si shtetërori për të marrë fonde. Këto që quhen institucione të pavarura, gjithashtu mund të marrin fonde.
Është pozitive apo negative kjo?
Nëse shoqëria ka një fond për kërkimin shkencor që nuk shkon tek buxheti i universiteteve për mua aty mund të aplikojë gjithkush dhe kjo duhet bërë. Sepse nëse një i huaj propozon diçka pozitive, nëse shteti ka fitime duhet t’ia japë. S’është ky problem por nëse këtë buxhet nuk e ke jashtë por e ke brenda buxhetit të universiteteve të thuash që kjo është dhe për privatin dhe për publikun këtu nis problem. Privati ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me ato që fiton por jo t’ia marrë shtetërorit.
Kriteret e përcakton ekzekutive. Sot bota i ka decentralizuar. Studenti shkon dhe aplikon në Universitet. Që në gjimnaz nxënësi të dijë se ku do që të shkojë.
Përse jeni kundër kësaj agjencie që do të caktojë se cili projekt do të jetë fituesi?
Nëse do të kemi një agjenci vërtetë autonome, hajde të diskutojmë, por kur është e deleguar nga ekzekutivi, kriteret përcaktohen në mënyrë institucione.
Shteti mund të dojë se mund të bëjë një kërkim ambiental. Cila është e keqja që e përcakton shteti se kush është interesi publik?
Shteti mund të propozojë. Por ata që do të gjykojnë projektet do të jenë të nënvendosur. Gjithesecili ka prioritetet e veta. Dhe kushdo të konkurrojë dhe gjykimi të bëhet nga dikush i pavarur. Shteti mund të gjykojë prioritetet, por kush shtet. Edhe Universiteti mund të propozojë. Profesori sipas këtij pr/ligjin nuk do të ketë asnjë lloj pushteti. Deri më sot ishte këshilli i profesorëve, prisnim që të organizoheshin mirë, por hiqen fare. Kush do ta vlerësojë punën e një universiteti. Ne kërkojmë që roli i personalit më të kualifikuar të vazhdojë. Prioritetet shteti le ti bëjë, por prishte mekanizmi. Krijohen disa komisione në rang senati kur fushat mund të jenë nga më të ndryshmet.
Vërejtjet tuaja a janë marrë parasysh?
Nga ballafaqimi, pavarësisht ndryshimeve ka pasur pika kryesore që janë të pandryshueshme, siç është dominimi i bordit mbi profesorat. Universitetet publike i gjen të ardhurat nga tarifat e studentëve dhe të tjerë, po ti thuhet do të vendosim kufi, ndërkohë Privati konkurron lirshëm. Ose pr/ligji nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, ose ka një vullnet për të hapur vende pune. Po të pyesësh se cili është teksti i saktë, asnjë nuk e ka shumë të qartë.
Çfarë shije ju ka lënë deklarata e zv/ministrit që tha se Profesorit i ka marrë era kokë?
Një fakt që e kam harruar nuk ka vlerë. Nuk dua ti hyj asaj, me çon larg. Nuk mund ta bëjë një funksionar i lartë të ofendojë. E kam gjykuar që në një moment të argumentit njeriu shpërthen, por jemi në botën e argumentit.
A ju kërkua ndjesë nga eprorja?
Nuk pati. Në mëngjes Mazniku tha "Profesorit i ka marrë koka erë", ndërsa në drekë në një emision tha "se ai flet marrëzira".
Si profesor i komunikimit si e shikon komunikim e qeverisë?
Nuk dua t’i hyj këtu. Si kudo me të mirat dhe të këqijat e veta. Si është e mundur që studentët dalin e protestojnë dhe askush nuk del t’i takojë. Është ngritur strategjia e ofendimit. Njëri apo tjetri me pozitë ofendon profesoratin dhe studentët. Problemi është te përmbajtja ku ligji nuk funksionon në baza të arsyeshme.
Drejtori i Komunikimit të qeverisë është nipi juaj, si keni thënë ndonjë vërejte?
Nuk kam vërejtje. Endrin e dua shumë, por jeta jonë familjare nuk ka asnjë influencë në punë.
Cili është roli i rektorit. Ristrukturimi, thuhet senati drejton jetën akademike, Rektori drejton senatin. Pra sipas nivelit juridik është Rektori që drejton jetën akademike. Nuk ka asnjë përkufizim. Pa u marr vendimi, Mazniku flet për VKM të ardhshme. Njerëzit do i çojnë në gjykatë këto gjera dhe shteti do të paguajë më shumë. Nëse do të ndahen që një kuotë të jetë sipas një tarife, ndërsa pjesa tjetër të paguajë më tepër dhe sërish të hyjë në atë degë i bie që të blejnë meritën me para.
Si e shpjegoni eksodin masiv?
Jam marrë shumë me problemin e emigrimit. Ekonomia shqiptare sot importon mallra dhe eksporton njerëz. Në momentin që ne s’kemi prodhim do kemi import. Paraja ikte andej nga vinte, në Shqipëri mbetej konsumi. Duhen financuar fusha të reja ët krijimit të të mirave materiale. Ne kemi një problem, Çfarë po bëjmë. Sipas teorive të globalizmit këto qytete ët mëdha nuk kanë punë. Pasuritë tona larg këtyre zonave, ku ne rrimë në kafe. Kemi një dezekulibër total. Kjo lloj ekonomie çon ose në fundosje ose në emigrim.Ne kemi një ekonomi informale, se mbijeton pasi është e tillë. Dhe nëse tenton ta formalizmash ajo mbytet. Ajo do vijë brenda normës, por ajo duhet të transformohet. Me legalizimet kemi certifikuar një ekonomi që nuk ekziston. Zapti i tokave është një fakt revulocionar. Ne tani jemi të detyruar që këtë fakt revulocionar ta kthejmë në një fakt ekonomik. Me këtë kemi formalizuar ekonominë. Nuk zgjidhet kjo duke ushtruar një kontroll jashtë disa pikave. Në momentin që nuk ke një hapësirë të lirë diskutimi, por kur diskutimin shkencor do ta japë një ministri. Ti s’mund t’i thuash shiko se ke një problem këtu. Mendimi kritik i shërben në radhë të parë qeverisë. Universiteti ka 20 vjet që i thotë ky problem do të thotë këtë fakt.
Ka mirëqenie dhe rilindje?
Terminologjia e propozimeve elektorale e mbështetur në këtë gjuhë pasi nuk ka gjuhë tjetër. Dijetarët e sotëm thonë
E lexuat nekrologjinë e Blushit sot?
Problemi është se Blushi i thotë nekrologji pasi ndoshta e ka besuar metaforën politike. Ne nuk kemi gënjim, prandaj nuk kemi as zhgënjim. Për 20 vjet dëm që mund të vijë nga një revolucion duhen 200 vite për ta riparuar. Profesori shqiptar sot nuk blen dot një libër. Ne presim që ligji të na njohë të drejtën e autorit.
Redaksia Online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com