FUSHË-ARRËZ - "Në 8 vite me Partinë Demokratike në pushtet këtu praktikisht nuk u bë absolutisht asgjë që të mbahet mend”. Kështu është shprehur kryeministri, Edi rama nga Fushë Arrëzi gjatë një takimi me banorët e kësaj zone. I shoqëruar edhe nga kandidati i mazhorancës për bashkinë e Fushë Arrëzit, Fran Tuci, Rama iu drejtua qytetarëve duke u kërkuar që më 21 qershorë të votojnë kandidatin e majtë si alternativën më të mirë për ta. 

Rama ka thënë se tashmë është koha për ti dhënë një drejtim të ri Bashkisë së Fushë Arrëzit , e cila prej shumë vitesh ka mbetur e braktisur, e izoluar dhe jeton vetëm falë punës e sakrificës së qytetarëve që jetojnë atje.

Prej shumë vitesh bashkinë e Fushë- Arrëzit e drejton Partia Demokratike, prej shumë vitesh në këtë bashki të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të shikojnë dhe të gjykojnë. Sot është dita për t'i dhënë një drejtim të ri kësaj bashkie që prej kaq shumë vitesh ka mbetur e braktisur, e izoluar dhe jeton vetëm falë punës dhe sakrificave të jashtëzakonshme të familjeve që banojnë në Fushë- Arrëz, por që për qeverinë në Tiranë për vite e vite të tëra kur partia demokratike drejtonte edhe bashkinë këtu edhe qeverinë në Tiranë, kjo bashki nuk ekzistonte”, - tha Rama
 
Më tej duke folur për fushatën që po bën opozita, Rama i ka quajtur përralla dhe muhabete për televizor të gjitha premtimet që ata bëjnë

"Mund të jetë një përrallë e bukur që votoni në 21 qershor partinë demokratike se pastaj do kemi taksat më të ulëta në botë. po kush do t’i bëjë taksat më të ulëta në botë, kryetari i komunës i Iballës më datë 22 qershor? mund të jetë një përrallje e bukur, votoni partinë demokratike, se kjo reforma që tani kemi një bashki të madhe në fushë-arrëz, një bashki të madhe në Pukë nuk iu pëlqen. Atëherë ta ndajmë edhe në më shumë komuna, ta bëjmë edhe më copë-copë territorin. Ja po e zëmë se po e votoni më 21 qershor kryetarin e komunës së Iballës, si do e bëjë ky këtë punë, si do e kthejë mbrapsht ky reformën. Reformën e kaluam në parlament me më shumë se 84 vota. Më kë do ta kthejë ky me Lulin dhe me 30 veta që ka Luli në parlament që çdo të enjte i sheh, i numëron se mos i ikën ndonjëri. këto janë muhabete për televizor dhe kjo është një fushatë që bën partia demokratike për të gjetur budallenj. Po unë di që në Pukë dhe në Fushë-Arrëz nuk ka budallenj. Ju e zgjidhni. Zgjidhni midis kujt ju bën për budalla dhe kujt ju thotë konkretisht. Nëse votoni Franin dhe nëse votoni Aleancën për Shqipërinë Europiane ju në 4 vitet e ardhshme do të shikoni me mbështetjen e qeverisë për Fushë Arrëzin çfarë nuk keni parë në 20 vjet”, tha Rama.
 
Më poshtë fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Fushë-Arrëz
Shumë faleminderit për këtë mikpritje të jashtëzakonshme dhe besoj që edhe për Fushë Arrëzin ka ardhur dita e duhur, me njeriun e duhur, dhe me gjithë mbështetjen e duhur për t'u kthyer në drejtimin e duhur.
Prej shumë vitesh bashkinë e Fushë- Arrëzit e drejton Partia Demokratike, prej shumë vitesh në këtë bashki të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të shikojnë dhe të gjykojnë. Sot është dita për t'i dhënë një drejtim të ri kësaj bashkie që prej kaq shumë vitesh ka mbetur e braktisur, e izoluar dhe jeton vetëm falë punës dhe sakrificave të jashtëzakonshme të familjeve që banojnë në Fushë- Arrëz, por që për qeverinë në Tiranë për vite e vite të tëra kur partia demokratike drejtonte edhe bashkinë këtu edhe qeverinë në Tiranë, kjo bashki nuk ekzistonte.
Ne kemi punuar me ngulm dhe me shumë mundim në 18 muajt e parë të qeverisjes për të përballuar një situatë aspak të lehtë me borxhe të mëdha të trashëguara dhe me plagë të mëdha që kërkojnë kurim dhe shërim. Por në 18 muaj ne kemi arritur sidoqoftë që në të gjitha bashkitë ku drejtojnë socialistët dhe progresistët të bëjmë të mundur fillimin e një kthese të madhe, e cila është e dukshme sapo shkel në ato bashki.
Ndërkohë, që në 18 muaj ky kryetari bashkisë këtu në fushë Arrëz, as nuk është përpjekur që të trokasë në derën tonë, të sjellë një projekt, të bëjë një kërkesë dhe të argumentojë pse kjo bashki ka nevojë për mbështetje. As ky kryetar bashkie dhe asnjë kryetar bashkie i PD-së nuk e ka bërë këtë gjë. Nëse sot pas 18 muajsh ka një kontrast shumë të madh midis bashkive ku drejtojnë socialistët dhe bashkive ku drejtojnë demokratët kjo nuk ka të bëjë me faktin, që qeveria jonë ka mbështetur vetëm projektet në bashkitë ku drejtojnë socialistët, por ka të bëjë me faktin që nga bashkitë ku drejton partia demokratike nuk ka ardhur asnjë projekt, asnjë kërkesë, asnjë shqetësim dhe asnjë hap për bashkëpunim.
Atëherë si do të vazhdojmë kështu?! A mjafton që partia demokratike të largojë një kryetar bashkie që e ka këtu në fushë Arrëz e të marri një kryetar komune nga Iballa edhe thotë ‘merreni tani mbajeni për kryetar bashkie’. Po për çfarë ta mbani për kryetar bashkie?! çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë? në 4 vite e 4 të tjera, me 8 vjet partinë demokratike në pushtet këtu praktikisht nuk u bë absolutisht asgjë që të mbahet mend.
Zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje me një rëndësi të madhe për familjet tuaja, janë zgjedhjet për familjet tuaja që kanë rëndësi të madhe, sepse në 21 qershor ju do të vendosni se si do të jetë jeta në 4 vitet e ardhshme jashtë mureve të shtëpisë. Nuk do të vendosni për parlamentin, nuk do të vendosni për partitë në tiranë, nuk do të vendosni për flamujt e partive në tiranë, por do vendosni si do jetë jeta jashtë mureve të shtëpisë tuaj. si do jenë rrugët, si do jetë pastrimi, si do jetë shërbimi me ujë të pijshëm. si do jetë shërbimi me ujë për të gjithë ato toka që kanë nevojë të ujiten dhe nuk ka ende kanale vaditës, si do jenë kanalet kullues, si do jetë transporti. çfarë do bëhet me të gjithë ata që jetojnë në fshat, si do jenë çerdhet, kopshtet, shkollat. Si do jenë hapësirat ku kanë nevojë edhe të moshuarit të kenë vendin e tyre. Pra, vota për bashkinë është një votë me një rëndësi shumë të madhe për familjen. është një votë me një rëndësi shumë të madhe për cilësinë e jetës së gjithë anëtarëve të familjes kur dalin nga dera e shtëpisë. për këtë arsye më 21 qershor çdo familje duhet ta bëjë llogarinë për interesin e vet, jo për interesin e një partie apo të një partie tjetër.
Çdo familje duhet të shikojë me kujdes se cilët janë kandidatët, cilat janë forcat që i mbështesin këta kandidatë? çfarë kanë bërë në të shkuarën? çfarë po bëjnë sot? çfarë kanë thënë? çfarë po thonë? ndërkohë që, fushata e partisë demokratike nuk ka lidhje fare me këto punë. këto janë punët e bashkive. fushata e partisë demokratike flet për gjëra që janë komplet pa lidhje. mund të jetë një përrallë e bukur që votoni partinë demokratike që ta merrni energjinë qyl. Po kush do ta bëjë energjinë qyl, ky kryetari i komunës i Iballës?!
Mund të jetë një përrallë e bukur që votoni në 21 qershor partinë demokratike se pastaj do kemi taksat më të ulëta në botë. po kush do t’i bëjë taksat më të ulëta në botë, kryetari i komunës i Iballës më datë 22 qershor? mund të jetë një përrallje e bukur, votoni partinë demokratike, se kjo reforma që tani kemi një bashki të madhe në fushë-arrëz, një bashki të madhe në Pukë nuk iu pëlqen. atëherë ta ndajmë edhe në më shumë komuna, ta bëjmë edhe më copë-copë territorin. ja po e zëmë se po e votoni më 21 qershor kryetarin e komunës së Iballës, si do e bëjë ky këtë punë, si do e kthejë mbrapsht ky reformën. reformën e kaluam ne në parlament me më shumë se 84 vota. Më kë do ta kthejë ky me Lulin dhe me 30 veta që ka Luli në parlament që çdo të enjte i sheh, i numëron se mos i ikën ndonjëri. këto janë muhabete për televizor dhe kjo është një fushatë që bën partia demokratike për të gjetur budallenj. po unë di që në Pukë dhe në fushë-arrëz nuk ka budallenj. ju e zgjidhni. zgjidhni midis kujt ju bën për budalla dhe kujt ju thotë konkretisht, nëse votoni Franin dhe nëse votoni aleancën për Shqipërinë europiane ju në 4 vitet e ardhshme do të shikoni me mbështetjen e qeverisë për Fushë Arrëzin çfarë nuk keni parë në 20 vjet.
Besoj kjo nuk do shumë mend dhe kalem. Këta i keni pasur, i keni mbajtur në kurriz, i keni parë, i keni këtu përditë. Po të doni shkoni dhe në Iballë, shikojeni se sa të bukur e ka bërë Iballën kryetari i komunës dhe ne ju themi shumë thjesht, dhe unë jua them shumë thjesht: doni që Fushë -Arrëzi t’i ngjajë më shumë Tiranës, votoni Franin. Doni që t’i ngjajë më shumë Iballës, votoni atë gëzimin. zgjedhja për ju është shumë e thjeshtë. e keni votën dhe me votën tuaj, ndryshe nga ç’thonë njerëz që nuk e mendojnë gjatë, se vota nuk ka rëndësi, se të gjithë njësoj janë. jo, nuk janë njësoj të gjithë. varet ku shkon vota  në 21 qershor. po të shkojë vota për Franin, ne do ta bëjmë Fushë -Arrëzin shumë më të denjë dhe shumë më të ngjashëm me qytete të tjera të Shqipërisë. Po të shkojë vota për Gëzimin, do të gëzohet Gëzimi, bashkë me SHQUP-in, po Fushë- Arrëzi do të bëhet si Iballa.
Kështu që zgjidhni e merrni, zgjedhja është e juaja, zgjedhja është e lirë. Unë ju siguroj për një gjë, nëse ju në 21 qershor do t’i jepni besimin Franit, detyrimi ynë ndaj jush do të jetë 100-fish. Të tjerat ju i dini vetë se njeri për budalla nuk ju ka bërë ndonjëherë. 
21 qershori është dita për ta investuar votën për familjen tuaj, për çerdhen, kopshtin, shkollën, për mënyrën si do të funksionojnë kanalet ujitëse dhe kulluese, për transportin, mbeturinat, infrastrukturën dhe për marrëdhënien, që do të ketë komuniteti me bashkinë dhe kryetarin e bashkisë dhe me qeverinë në Tiranë.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, por këto 18 muaj mua më kanë treguar dhe më kanë mësuar që kandidatët dhe kryetarët të partisë demokratike bashkë, se njësoj janë, nuk e kanë mendjen të punojnë për qytetarët dhe qytetet, por e kanë mendjen të bëjnë vetëm sherrin e SHQUP-it. Ju sherrin e SHQUP-it e keni çdo të enjte në televizor. Kur ju merr malli, hapni televizorin dhe gjithë e enjtja është plot e përplot. Nëse doni ta kenë atë sherr këtu, 7 ditë të javës dhe të mos keni punë, por të keni vetëm politikë, mos të keni kryetar bashkie, por të keni vetëm një zëdhënës të SHQUP-it që ju thotë për çdo gjë, fajin e ka qeveria, qeveri e poshtër, të heqim qeverinë, se me këtë qeveri nuk bëjmë dot asnjë punë, sa të jetë kjo qeveri, nuk ju pastroj dot plehrat, nuk ju ndihmoj dot për çerdhet, nuk ju bëj dot asgjë për transportin, atëherë votoni atë të Iballës dhe jeni në rregull. Në qoftë se doni një bashki që të bëjë punë për ju dhe që ta bëjë sado pak më të lehtë jetën jashtë mureve të shtëpisë suaj, unë jua them me sigurinë më të plotë, jo se është kandidati ynë, por Frani është i vetmi drejtim i duhur.
Ju falenderoj shumë edhe një herë për këtë mikpritje të jashtëzakonshme dhe dua t’ju bëj një thirrje për gratë dhe vajzat e gjithë bashkisë së re të Fushë -Arrëzit, që të kuptojnë përmbajtjen historike që kanë këto zgjedhje, ku për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këshillat e bashkive, kuvendet e reja të bashkive të mëdha do të kenë 50% gra e vajza. Prandaj është me rëndësi themelore që gratë e vajzat të jenë pjesë aktive e kësaj fushate dhe të shkojnë të votojnë, sepse burrat e humbin shpesh drejtimin, por gratë janë gjithmonë në drejtimin e duhur.
Shumë faleminderit!
 

Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)