Fushatë ‘para kohe’! Berisha e Meta: 14 maji ndëshkon Ramën! Veliaj: I doni Bashkitë, të sulmoni SHBA! Balla: Mezi prisnim t’ju kishim ju përballë

TIRANË- Fushata elektorale është ende 10 ditë larg nisjes zyrtare, por të gjitha palët kanë zbritur tashmë në terren.  Më shumë sesa bashkitë dhe programet, ajo që i bashkon janë akuzat e kundërsjellta.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë të bindur se bashkimi i forcave me njëri-tjetrin, do të jetë i suksesshëm dhe në fund 14 maji do të ndëshkojë Ramën dhe kryebashkiakët e tij.

“Me 14 maj të gjithë e kemi në dorën tonë, duke votuar Aurelin ne votojmë ndryshimin. Votojmë ndryshimin i cili sot për çdo shqiptar, sot për Shqipërinë ka atë rëndësi që ka oksigjeni për njeriun, që ka ajri për zogun që të fluturojë. Ndaj dhe zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës tonë, nuk janë zgjedhje thjeshtë për qeverinë vendore. Jo janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. (...)Është një rast historik për çdo shqiptar që të ngrihet në nivelin e misionarit dhe të votojë ndryshimin. E vërteta është se ndryshimi është në duart tuaja dhe pavarësisht nga shumë vërejtje që mund të keni për PD-në, për njërin apo tjetrin, ju garantoj se ata që ju krahasojnë ju, krahasojnë natën me ditën”, tha Berisha.

“Kjo situatë dramatike duhet të ndalet në 14 maj. Ata ju kanë halë në sy, Shkodra ka qenë e lirë në kohë të errëta jo më tani. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës, po të kishte rënë në dorë të tyre, siç ka falimentuar bashkia e Kavajës, e Vorës”, tha Meta.

Në mungesë të Edi Ramës, i cili ka premtuar se nuk do të zbresë në mitingje deri në gjysmë të fushatës, Berisha dhe Meta përgjigje morën nga të deleguarit e shefit të selisë rozë.

Nga Tirana, ku prezantoi kandidatët për këshillat bashkiakë, drejtuesi politik i PS Erion Veliaj, tha se opozita kërkon votën për t’i hapur luftë perëndimit,

“Qoftë largu’ apo ‘larg qofti’, quajeni si të doni, na thoshte na jepni votën që t’i hapim luftë Amerikës. Për të gjithë ata që janë të djathtë u bëj një thirrje: jo vetëm që ne nuk e braktisim detyrën, jo vetëm që nuk gënjejmë, me tram e me çudira të tjera”, tha Veliaj. 

Nuk vonoi nga Fieri as Taulant Balla, që tha se përgjigjen më 14 maj, do ta marrë dyshja Berisha-Meta.

“PS pret rezultate pozitive në Fier. Në Fier PD ka qeverisur edhe në bashki, dhe do na duhet punë e madhe për të gjitha ato pisllëqe që lanë pas. Do vazhdojmë të krijojmë hapësira publike. Transformimi i qytetit do të vijojë. Do vazhdojmë me të gjitha njësitë, sepse Fier mos të jetë thjesht me një qendër në qytet, por në çdo njësi. Kur mu besua Fieri, isha shumë me dëshirë, sepse nuk ka socialist që nuk do ta drejtojë të paktën njëherë Fierin, kryeqytetin e socialistëve.’- tha Balla.

Në mesin e betejës së parakohshme elektorale, i vetmi që nuk shfaqet është Enkelejd Alibeaj, i cili pasi shmangu garën në thuajse ¾  e vendit, premton edhe një fushatë të heshtur.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARLIND QORRI: 06/04/2023 13:26

    Votoni HJdarin Arlund Qorrin që keni te obori Arlind Qorri ështē më keq se qeni rugaç. A e keni pa Arlind Qorrin si hapet bythësh e bo si njeriu më ekspert e më serjoz e do me zor me u bo me pozit ky Arlind Qorri që të kapi ndonjë ölokëm. Ky është bo si qen i tërbuar për të përfituar. O e shkreta Shqipëri çe ka gjet me kshu lloi karalloi si Arlind Qorri te obori. Obobobobo

    Përgjigju
  • Bërxull Palla: 06/04/2023 12:22

    O Berti zhenia e ksaj kore toke kush ta ka dhën ty ktë informacjon që Agron Chenëll ka mar lek ? Apo e nxore nga xhepi ktë lajm. Për mashtrusin Beketi ka urdhër për arest ndërkombëtar e ky mi halesh sguxon të lëvizi se e di që e arestoin. E sa për lekët po mer noc rokun se ku do i mari po sja dha Shqipria. O i shkreti ti mor Bert palla se u talla o Bert gërdalla. Vetëm futja pordhës e pirth se lirohesh o kastravec.

    Përgjigju
    • Berti: 06/04/2023 14:10

      Ke shume te drejte ne komentin tend se partia eshte mbi te gjitha dhe nuk njeh as gjykata nderkombetare pervec atyre te Aspakut.Si fillim bli nje abetare edhe nise nga ABC si shkrim edhe kendim pastaj merr tastjeren edhe shkruaj.Ska ngel malok qe te jap mendje per ate qe nuk di.Injoranca ska kufi sidomos kur ne thelb eshte nena parti.Shko injorant laj halet andej nga je dhe mos na jep mendet e budallait.Rrace e keqe. Sa per info zoti idjot leket ti mer me ligjet nderkombetare me sekuestro etj.tqr.

  • Mala: 06/04/2023 09:24

    Keni dy alternativa per te zgjedhur: Ate te kriminalitetit.vrasjeve, hajduterine dhe vaf erimit nga kaosi i shtetit dhe popullit qe u ndeshkua me rrenim nga mrekullia shqiptare dhe shtetit shqiptar,para 11-12 vjetesh dhe e Dyta, per vete mrekullin aktuale qe, PO E SHOHIM DHE PO E DEGJOJME E PERJETOJME TASH E MBI NJE DEKADDE, E CILA NADLI KAOSIN DHE NDRYSHOI PAMJEN DHE PERMBAJTJEN E SHTETIT DHE POPULLIT SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Berti: 06/04/2023 02:01

    Po per gjoben e Agon Channel qe do paguajne shqiptaret per faj te Rama-Veliaj a kane ndonje mendim kta rilindsat e librazhdit apo ce deshe.

    Përgjigju
  • Noci: 05/04/2023 22:23

    Jemi ne epoken e idokracise me barbare dhe qesharake njekohesisht te nje dallkauku ose pyke alla Noliste, sic eshte pa frike Edi Rama dhe gjithe enturazhi uturakostik i tij. Tashme kane nxjerre idene se ai apo ajo, kushdo, whatever, - kujdes, se....se po shajne Ameriken! Si njehere e nje kohe...kujdes... mos sha mbretin apo....Partine!!! Pu pu pu sakem e shan Enverin! Apo pyke Saline. E tani kete pyken Rama! Dhe cfare pastaj! Se po shajme Ameriken??? Amerika shan perdite vetveten dhe e quan amendamenti i pare! Nje injorance kaq monstruoze dhe imoralitet te qelbur vetem ne Tirane dhe Shqiperi ndodh qe ata manifestojne rendshem keto cilesi, kane fytyre dhe kurajen ge perfaqesojne popullin. Pike e zeze!

    Përgjigju
  • ymeri: 05/04/2023 21:47

    votoni per arlind qorrin,,dhe endri shabanin,,,,larg nga partite e vjetra,,larg nga kerrici dhe cuni i ku...ves...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë