Fushë Krujë, digjen mbetjet urbane 
e spitalore, tymi mbulon qytetin

Fushë Krujë, digjen mbetjet urbane <br />e spitalore, tymi mbulon qytetin
FUSHË KRUJË - Djegia e mbeturinave urbane ka muaj të tërë që shkakton një skandal mjedisor në qytetin e Fushë Krujës dhe të fshatrave përreth. Mbeturinat digjen natë e ditë dhe tymrat e gazrat helmuese përhapen deri në Krujë, Thumane e deri në Tiranë. Pamjet e ofruara nga A1Report ju rrëfejnë situatën në të cilën ndodhet kjo zonë e banueshme.

Sikurse shihet përveç mbetjeve urbane, ju shihni edhe mbetje spitalore të cilat digjen në ambiente të hapura dhe duke çliruar ndotje të rrezikshme në hapësirë.

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë alarmante e cila ka përkeqësuar rëndë jetesën e tyre duke sjellë pasoja edhe për shendetin.
 
Drejtuesit e Bashkisë Fushë Krujë për këtë situatë të rëndë jashtë kamere thonë se nuk kanë mundësi tjetër se ku t’i dërgojnë mbetjet urbane. Sipas pushtetit vendor djegia e tyre bëhet për të ulur volumin e tyre, por kjo gjë është absolutisht e ndaluar dhe me pasoja të pariparueshme për shëndetin e mijërave banorëve.

Por as inspektorët e mjedisit bëjnë sehir këtë ndotje të rëndë atmosferike dhe nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar këtë fenomen.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump