Futbolli përsëri në zi, shuhet në moshën 76-vjeçare ish-trajneri Sven Goran Eriksson! Vuante nga një sëmundje e rëndë, reagimi i familjes

Futbolli përsëri në zi, shuhet në moshën 76-vjeçare ish-trajneri Sven Goran Eriksson! Vuante nga një sëmundje e rëndë, reagimi i familjes

Sven Goran Eriksson gjatë intervistës së tij të fundit

Bota e futbollit përsëri në zi. Pak ditë pasi i dha Botës mesazhin e fundit të lamtumirës, ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur i Lacios dhe kombëtares së Anglisë, Sven Goran Eriksson.

Lajmi u konfirmua sot (26 Gusht) nga mediat ndërkombëtare, që iu referuan të afërmve të 76-vjeçarit.

Eriksson, me karrierë të gjatë sportive në fushat e gjelbërta dhe fitues i shumë trofeve, po vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë e kancerit në pankreas, teksa kishte njoftuar më herët se i kishte mbetur fare pak kohë jetë.

“Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë. Pas një sëmundje të gjatë, vdiq në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja e tij", ishte deklarata e të afërmve për mediat, raporton “The Guardian”.

Teksa komunikata më tej shton pikëllimin e madh të anëtarëve të saj, theksohet:

“Familja kërkon respekt për dëshirën e tyre për të mbajtur zi në mënyrë private dhe për të mos u kontaktuar”.

Në një dokumentar të “Amazon Prime”, të titulluar “Sven”, ish-trajneri i Lazios i ka dhënë edhe lamtumirën njerëzimit, teksa mediat publikuan lajmin më 21 Gusht.

“Kam pasur një jetë të mirë, po. Mendoj se të gjithë kemi frikë nga dita kur vdesim, por duhet të mësosh ta pranosh atë”, u shpreh 76-vjeçari.

Ditën e djeshme u nda nga jeta edhe ish-tekniku legjendar gjerman, Christoph Daum, që gjithashtu vuante prej dy vitesh nga sëmundja e rëndë e kancerit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr mes fshatrave Baqel dhe Krajen, flakët iu afrohen banesave

Lezhë/ Zjarr mes fshatrave Baqel dhe Krajen, flakët iu afrohen banesave