Gafa, akuza: Hasanpapaj iku pas
ngjarjes.Policia:Ishte në Elbasan

Gafa, akuza: Hasanpapaj iku pas<br />ngjarjes.Policia:Ishte në Elbasan
Prokuroria e Elbasanit në njoftimin për mediat sot që publikonte provat që zbuluan autorin e atentatit ndaj Florenc Çapes në 6 qershor, ndër të tjera deklaron se 19-vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj është largua nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes.
 
Por, një gjë të tillë e rrëzon një komunikatë e Policisë së Elbasanit në datë 22 qershor, ku njoftohet se Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në lagjen “Viserion Xhuvani” pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”.
 
Pas ngjarjes, materialet sipas procedurës i kaluan prokurorisë, ndërsa i riu u la i lirë më pas nga gjykata.
 
Pas këtij momenti Hasanpapaj është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë i ndihmuar nga tre persona të tjerë. Nga ku më pas ka shkuar në Holandë.
 
Pra sikur saktësohet edhe nga komunikata e policisë së Elbasanit, Shkëlzen Hasanpapaj ka qenë në Shqipëri edhe dy javë pasi ndodhi atentati ndaj Florenc Çapes.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha garantohet 'vota parapëlyese në 2/3 e listës, shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive