Sali Berisha, lideri i Foltores, sot u përpoq të anatemojë procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK duke e përkufizuar si një tragjikomedi. “Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve me SPAK-un. Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të Spak-ut. Asnjë lidhje nuk kanë”, deklaroi. 

Aspekti i parë tragjikomik është se ai që denoncon ndërhyrje (te supozuar) politiko-diplomatike në sistemin e drejtësisë, është pikërisht Sali Berisha, i cili Drejtësinë e privatizoi derisa kishte mundësinë, jo vetëm duke emëruar prokurorin e përgjithshëm, por duke zgjedhur në komoditet, i ulur nga divani i shtëpisë bashkë me vajzën Argitën, çdo prokuror të thjeshtë, çdo gjykatës të shkallës së parë, të apelit, të gjykatës së lartë deri të gjykatës kushtetuese. Edhe Shtetet e Bashkuara e konsideruan fajtor të minimit të sistemit të drejtësisë. 

Ndërsa aspekti i dytë tragjikomik është një gafë e bërë nga Berisha, i cili nuk skandalizohet për ndërhyrjen në vetvete, por sepse lufta që ai imagjinon se po bëhet për zgjedhjen e kryetarit të SPAK, nuk ka asnjë kuptim meqë bëhet fjalë për një post pa asnjë pushtet real.  ''Kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë. Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë'' shkruan Berisha i skandalizuar. Në logjikën e tij të sëmurë nuk ka kuptim gjithë kjo betejë për zgjedhjen e një kryetari të Spak i cili as ''nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori''. 

Surealizmi i vetëm në këtë histori është pikerisht ai i Berishës.