Gafa e Bardhit mbi koalicionet, modeli i Kosovës qe reklamon PD është siç e propozon Rama

Në përpjekje për të mbështetur mundësinë që listat e hapura të shoqërohen me koalicionet parazgjedhore, siç janë përdorur deri në 2013 në Shqipëri, Partia Demokratike solli sot shembullin e Kosovës. Por modeli që sugjeron opozita ekstraparlamentare është në të vërtetë i njëjti model që propozon Edi Rama dhe Partia Socialiste: domethënë po koalicione, por me listë unike. Në Kosovë, siç e tregon dhe fleta e votimit, partitë e lidhura në koalicion janë prezantuar me një listë unike siç propozon sot PS dhe jo të ndarë në lista të veçanta si pretendon akoma PD.

Pastaj, në Kosovë ka një ndryshim tjetër që e bën operacionin e votimit dhe të numërimit më të thjeshtë: atje ekziston sistemi proporcional kombëtar, pra 100 kandidatët janë unikë në të gjithë vendin. Ndërsa në Shqipëri ekziston sistemi proporcional rajonal. Dhe kështu në çdo qark lista e kandidatëve që propozon secila parti, ndryshon. Sa më shumë shtohen listat, aq më shumë shtohen kandidatët, dhe si pasojë rreziku i ngatërresës për zgjedhësit.

Në skedën e propozuar nga PD bëhet edhe një tjetër pasaktësi. Me sistemin e listave të hapura çdo parti është e lirë të paraqesë një numër kandidatësh më të madh se numri i vendeve të disponueshme, sepse në këtë mënyrë iu jepet zgjedhësve mundësia për një zgjedhje më të madhe. Për shembull në Tiranë çdo parti nuk do të paraqesë vetëm 34 kandidatë (pasi ky është vendi i disponueshëm), por do të paraqesë shumë më shumë. Natyrisht në parlament do të futen vetëm kandidatët që kanë marrë më shumë vota, sipas numrit të mandateve që ka fituar partia. 

Fleta e votimit që ishte në Kosovë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të 2019 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 26/07/2020 10:16

    Po Bardhi eshte Bardh Ziu,recituesi i teksteve qe ia japin tekstin qe ai t'i recitoje.Ky eshte njeri si edhe Edi Paloka,pa identitet politik e mendor

    Përgjigju
  • Simo: 26/07/2020 09:42

    Fleta qe ka paraqitur pd-ja e shtetit shume e thjeshte dhe e kuptueshme, me shume se këta carcafet. Prandaj mos ia fusni kot

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 25/07/2020 20:43

    Jo ,nuk eshte gafe,eshte taktike.hidh teza sot dhe kundershto mot ,vazhdo me kapriço e molotov,dil nga parlamenti.zgjaten e bllokuan komisionin e posacem te reformes zgjedhore duke lepire ç'kishin peshtyre ,derisa dolen nga parlamenti.shpiken lloj lloj komisionesh politike duke refuzuar çdo kompromis.tani jane teresisht te konsumuar.veç argumenta nuk kane.jane kapur pas listave,te hapura jo,vetem te mbyllura,te hapura por si ne kosove kur edi rama ka dy jave qe therret"lista te hapura por jo100%,koalicione te perfaqesuara ligjerisht pa trafik vote,jo thone bebet "e duam çi ne koçove".une ju them ulni koken e mos hani shume se ia keni prure popullit ne maje te hundes.

    Përgjigju
  • besa: 25/07/2020 20:40

    Akoma me PD? Ata kane marre fund as lexojne, as shohin as kuptojne me. Luajne vetem karten e popullit idiot se aq njohin 20% e tyre

    Përgjigju
    • Tosi: 26/07/2020 13:08

      Shume shpejt do ti jape drejtim kesaj ceshtje te debatueshme famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë