Ndonëse është zgjedhur dy vite më parë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, këshilltari dhe juristi i PD-së, Fabian Topollaj duket se nuk ka lëvizur përtej qendrës së qytetit, duke mos njohur as zonën ku është zgjedhur.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, këshilltari i djathtë ka fajësuar kryebashkiakun Veliaj për përmbytjet e qëndrës tregtare City Park në fshatin Gjokaj.

(Postimi i Topollajt ku akuzon Veliajn)
Nuk dihet nëse kjo “pakujdesi” ka qenë me dashje apo jo, por këshilltari i djathtë ka sulmuar në këtë mënyrë kryebashkiakun e Vorës, Fiqiri Ismaili, pasi siç mund të shikoni edhe nga kjo hartë, qendra tregtare i përket njësisë administrative të Vorës që drejtohet nga PD.

(Harta, City Park, pjesë e kufijve administrativë të Bashkisë Vorë)
Fiqiri Ismaili njihet për mbështetjen që ka nga Basha. Nga ana tjetër, këshilltari i PD, Fabian Topollaj, ka një konflikt të hapur me kryetarin e PD Lulzim Basha duke u radhitur në grupin e atyre që kërkojnë shkarkimin e tij.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com