Gafa e Trump, e quan “President”
Guvernatorin e Ishujve Virxhin

Vendimi i një dite më parë i Presidentit amerikan, Donald Trump për të rishikuar programin bërthamor me Iranin ka zbuluar një gafe të madhe , e cila nuk ka kaluar pa u kapur nga mediat amerikane.

Mediat vendase kanë zbardhur deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit “Vlera e Votuesve” ku ai thotë se është takuar me….. veten e tij.

“Lashë Teksasin, lashë Floridan dhe Luizianën. Shkova në Porto Riko dhe u takova me Presidentin e Ishujve Virgjin”-thuhet në deklaratën e Presidentit Trump

Në dukje nuk ka asgjë të keqe...deri kur mëson se Ishujt Virgjin në të vërtetë janë një territor i Shteteve të Bashkuara dhe Trump me gjasa po i referohej takimit me Guvernatorin e këtyre ishujve, Kenneth Mapp.
Si për të përforcuar se nuk bëhej fjalë thjesht për një lapsus, Trump e quajti vazhdimisht “President” Guvernatorin Mapp.

“Ishujt Virgjin, banorët e tij dhe Presidenti i Ishujve Virgjin kanë vuajtur shumë. Ata janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe ne do t’u gjendemi pranë”-theksoi Donad Trump.

Kur publikoi fjalimin e plotë, zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ishte kujdesur që të zëvendësonte fjalën “President” me fjalën “Guvernator” , por ishte shumë vonë…dëmi ishte bërë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë