/ATSH/. - Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, nuk është i kënaqur me trajtimin e drejtuesve të skuadrës dhe po mendon rikthimin në Premierligë.
Bale pas një sezoni pozitiv me Realin në 2013-14, këtë vit ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar te kampionët e Evropës.
Gazeta sportve spanjolle AS shkruan se agjenti i Bale ka takuar drejtuesit e Realit dhe u ka kërkuar atyre që ta lënë të lirë klientin e tij, për t'u rikthyer në Premierligë.
Për Bale po interesohen skuadrat më të mëdha angleze si, Manchester United, Celsi, Arsenal dhe Manchester City.