Gavazaj: Kombëtarja, dhurata më e bukur për ditëlindjen

 

 

Në konferencën për shtyp për Kombëtaren shqiptare ka dalë sot edhe mesfushori i Skënderbeut, Enis Gavazaj, i cili pikërisht sot feston 23-vjetorin e lindjes.
Ai u shpreh mes të tjerash se kjo është një arritje e madhe për të, ndërsa theksoi se zgjedhjen për të luajtur me Shqipërinë e ka bërë prej kohësh


Natyrisht që kisha shumë emocione për thirrjen në Kombëtare. Ishte një ndenjë e papërshkrueshme. Ishte dhurata më e bukur për ditëlindjen time, pasi kjo është arritja më e madhe e imja. Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e ekipit kombëtar. Gjithmonë do të jap maksimumin. Ne lojtarët e rinj duhet të bëjmë punën tonë, të tregojmë vlerat tona. Kush luan dhe kush jo, e di trajneri. Jam shumë i kënaqur këtu, pasi kam edhe disa shokë nga e kaluara. Ne duhet ta tregojmë veten me ekipin dhe me Kombëtaren, pastaj të shohim për ndonjë aventurë jashtë.
Nëse luajmë me Kristalin te Skënderbeu, do të jetë bukur. Si fillim, duhet ta tregojmë veten në stërvitje. Ne do të japim maksimumin në stërvitje, që edhe nëse luajmë disa minuta, të bëjmë gjithçka që kemi mundësi. Jam këtu, sepse e kam bërë zgjedhjen me dëshirën time, e kam bërë prej kohësh, kur kam qenë pjesë e ekipit Shpresa.


e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara