TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv thotë se masakra e 21 janarit mbetet një damkë e zezë për drejtësinë shqiptare dhe një turp kombëtar. Në emisionin “Frontline Interview” me gazetaren Marsela Karapanço, Doçi thotë se është një fyerje e rëndë për familjarët e viktimave që ende s’kanë marrë drejtësi, ndonëse Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar krim shtetëror.

21 janari mbetet një damkë e zezë për drejtësinë dhe një turp kombëtar. Rama flet për një përpjekje nga ana e drejtësisë për të larë Duart me këtë ngjarje të rëndë kriminale. Fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, që nga Strasburgu është konsideruar si farsë dhe një krim tjetër për të mbuluar një krim. Strasburgu e ka shpallur 21 janarin krim shtetëror. Ai proces gjyqësor që ishte për 21 janarin është zeruar nga Strasburgu, për shkak se nuk është bërë drejtësi, është një tallje dhe një fyerje e rëndë për viktimat dhe familjarët e viktimave. Gjykata e Apelit i dënoi dhe i shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe ky është akti më i rëndë për mua që ka ndodhur pas 21 janarit”, tha Doçi.

Fakti që ende s’ka përgjegjës për masakrën e 21 janarit, Doçi thotë se ka pasur edhe trysni politike, ndërsa Sali Berishën e konsideron arkitekt të vrasjeve të krimit shtetëror. Audiokaseta që ka në duar SPAK me urdhrin që jep kreu i Gardës Ndrea Prendi për të qëlluar drejt protestuesve, sipas Doçit është arma kryesore për të ndëshkuar përgjegjësit.

“Besoj se ka pasur një lloj trysnie politike, nuk është e lehtë edhe për një prokuror të kesh në dorë çështjen e 21 janarit dhe të ngresh akuza. Të gjitha akuzat janë drejtuar drejt Berishës i arkitekt i masakrës së 21 janar, në fund prokuror nuk mendon me emocion por duhet të ketë prova dhe fakte për ta çuar në gjykatë.

Kjo është prova kryesore, është një material që mund të marrë edhe cilësinë e provës, konsiderohet që mund të jetë arma kryesore e SPAK për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e 21 janarit. Kjo audio ende nuk e ka marrë cilësinë e provës në dosjen e SPAK. SPAK është në tratativa me FBI për t’i bërë ekspertizë, por është kërkuar pajisja autentike. Nga burimet thuhet që laboratorët vendas kanë konfirmuar autencitetin e kastës. Por që të njihet si provë para gjykatës, gjykata kërkon se kush është pajisja origjinale dhe fundore që ka bërë regjistrimin”, tha Doçi.  

Sipas gazetarit Adriatik Doçi, SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-shefin e IT-së së Kryeministrisë Armando Kasaj, i cili ka ardhur nga Amerika për të dëshmuar para SPAK.

Nuk ka ende dritë jeshile sa i takon predhës që i mori jetën Aleks Nikës. Ende nuk është arritur në konkluzionin se nga cila armë është bërë qitja që i ka marrë jetën Aleks Nikës. Si pjesë e këtij procesi janë dëshmitë. Së fundmi është marrë edhe dëshmia  e ish-shefit të IT të kryeministrisë, Armando Kasaj. Është kthyer në Shqipëri me kërkesë të SPAK dhe sipas burimeve ka pretenduar të njëjtën alibi sipas së cilës pretendon që natën e 21 janarit s’ka qenë në kryeministria. Fshirja e serverëve është provuar nga ekspertiza amerikane. Dyshimet janë që kësaj ka dalë jashtë loje, dhe përgjegjësia bie mbi sekretarin e përgjithshëm që përgjigjej për serverin dhe për personat që kanë hyrë kanë kopjuar pamjet filmike dhe është fshirë ca ka pasur në server. Mbase kopja është asgjësuar ose mund ta ketë ruajtur dikush që mund të ketë pasion ndaj krimit, nuk ekzistojnë pamje të rikuperuar nga protesta e 21 janarit.

Gazetari Doçi renditi edhe të gjitha alibitë e përdorura nga Sali Berisha për masakrën e 21 janarit, duke thënë se ka veruar si vrasës profesionist.

“Berisha i ka dhënë alibitë prej 2019-ës deri më sot, ka artikuluar rreth 30 alibi dhe sikur SPAK të analizojë të gjitha alibitë që ka artikuluar Berisha që nga pasditja e 21 janarit, kur hodhi alibinë  e parë sikur protestuesit ishin vrarë nga afër. Ka vepruar si një vrasës profesionit, duke krijuar alibi pas albie deri kur humb durimin në 2016 dhe tha se kisha ndërmend të vrisja Edi Ramën dhe mund të vriteshin edhe 3 mijë veta etj etj. Alibitë janë të njohura nga çadrat me pistoletë, nga vrasjet me afër që i ka bërë Rama, pastaj tha që garda ka vrarë brenda ligjit se po u futën brenda rrethimit garda qëllon. Pastaj protestuesit janë vrarë jashtë rrethimit të kryeministrisë dhe kjo është e vërtetuar. Alibia tjetër që plumbi bëri rikoshet, jemi refuzimin për të zbatuar urdhrat e arrestit, kush nuk i bindej urdhrave të tij për të manipuluar provat, përfshihej në grupin e puçit, paralel me hetimin e prokurorisë, u nis edhe një hetim sipas direktivës së gjetjes së organizimit të puçit imagjinar, meqë nuk kishte puc, nuk u gjetën as organizatorët dhe ky komision dështoi”, tha Doçi.

Sipas Doçit, përgjegjësit për 4 vrasjet në Bulevard rrezikojnë deri në burgim të përjetshëm.