Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë! Do kemi marrëveshje me Mediun dhe Idrizin, dalim të bashkuar

Bardhi zbulon ku do kandidojë Basha: Do jetë në Tiranë! Do kemi marrëveshje me Mediun dhe Idrizin, dalim të bashkuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kandidojë në qarkun e Tiranës. Numri dy i PD, komentoi edhe kandidatët apo drejtuesit e qarqeve që Lulzim Basha ka caktuar. Bardhi tha se në listat është normale që të ketë emra me eksperienca brenda PD, apo të cilësuar si ‘të konsumuar’.

“Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës“, tha Bardhi në një emision në RTSH.

Në lidhje me mbylljen e marrëveshjes së PD me PR dhe PDIU, Bardhi mohon kategorikisht opsionin që Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi të kandidojnë me formacionet e tyre veçmas. Bardhi tha se PD është tashmë duke u marrë me detajet finale të marrëveshjes me PR dhe PDIU. Bardhi u shpreh se marrëveshja në fjalë do të bëhet publike ditët në vijim.

“Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky” – tha Bardhi.\

Partia Demokratik ka përcaktuar deri tani drejtuesit politik në disa qarqe, konkretisht Mark Marku në Lezhë, Edmond Spahon në Korçë, Xhelal Mziun në qarkun e Dibrës, Helidon Bushatin në Shkodër, Bujar Leskajn në Vlorë, Gazment Bardhin në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibeajn në Fier dhe Tomorr Alizotin në Berat. Me vendosjen e Bashës në Tirane, ngelet edhe qarku i Kukësit dhe Gjirokastrës ende pa drejtues politik për demokratët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir lmanaj: 25/01/2021 14:28

    Po ca problemi ka ata jan 0.1 %

    Përgjigju
  • violina: 23/01/2021 01:32

    Aman ma lini nje nate mua qe ti duket prifti Gomar

    Përgjigju
  • violina: 23/01/2021 01:30

    ky eshte TORJA i pd ....PD ose pederast

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen