“Gegë e toskë” a ka ndasi?, Nano në Panair me libër të ri: Një temë që shihet si tabu, ju rrëfej qasjen time! Leximi?! Në Parlament, shumica raport jo të mirë!

“Unë shof njerëz që lexojnë dhe gjithmonë do ketë njerëz që lexojnë”

Në ditën e dytë të Panairit, në stendat e shtëpive botuese, takojmë publicistin e gazetarin Mustafa Nano, që duket se po e shijon atmosferën e ngjarjes më të madhe të librit.

“Ka njerëz, mes tyre dhe nxënës shkolle siç është traditë. Dhe është një gjë e bukur, sepse panairi konsiderohet si një nga vatrat ku rrezatohet kulturë dhe është mirë që të vijnë”, thotë publicisti Mustafa Nano.

Nano vjen këtë vit me botimin “Gegë e toskë”. Një temë të cilën e rimerr nga sprova eseistike “Unë jam geg” dhe e përditëson me një qasje historike në bazë të leximeve e studimeve të mëtejshme të tij që siç rrëfen përfshijnë mbi 300 referenca vendase e të huaja.

“Libri është rithemeluar! Është një libër i ri! ka natyrë 100 për qind studimore. Merrem me një çështje që është konsideruar tabu, edhe nga mjediset akademike, nga të gjithë. Dhe ka akoma njerëz që kanë një lloj ndjeshmërie të natyrës patriotike, që thonë jo pse të merem me këto gjëra, janë çështje delikate. Unë mendoj që nuk ka asnjë çështje delikate. Mendoj që kombi shqiptar sot është mjaftueshëm i stërvitur për të përballuar trajtimin e çdo lloj teme sepse është një komb i konsoliduar”, tregon më tej autori.

“Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët të parave; gegët dinë të bëjnë luftë; toskët propagandë; gegët janë trima, toskët mëndjehapur”, shkruan ndër të tjera Nano në Librin e tij.

“Janë dy pjesë përbërëse të një kombi, që është kombi shqiptar ,dhe fakti që janë dy pjesë përbërëse të sjell ndërmend asociacionin e ndarjes . Është një gjë që nuk duhet të shqetësojë njeri se ndarje të tilla ekzistojnë kudo në Evropë. Të gjitha kombet e botës përbëhen nga pjesë të caktuara, nuk ka kombe që të jenë unitare 100 për qind, por në të njëjtën kohë krahas ndarjes është vënë re dhe një lloj bashkëpunimi gegë dhe tosk. Ndarja nuk ekziston më, ose le të themi që sot ekziston në përmasa të vogla jo shqetësuese. Bashkëpunimi, sikundër ndarja, ka nisur me pashallaqët e mëdha të Ali Pashë Tepelenës, Bushatëllinjëve, dhe pastaj ndarja e bashkëpunimi ka shoqëruar ecurinë e kombit shqiptar në kohë. Ndarja ekziston, por si një pasuri jo si problem”, thotë më tej Mustafa Nano.  

Të qenit gegë a tosk, siç rrëfen vetë Nano, nuk ndikon në krijimin e një paragjykimi, tek vetë ai.

“Unë mendoj se kush studion historinë e Shqipërisë dhe nuk gjen fjalët gegë dhe toskë, ai me siguri gjen një zbrazëti të madhe aty. Se këto kanë qenë gjatë gjithë kohës, këto dy entitete, këto dy botë, brenda botës së madhe .

Ndoshta ndonjë që është i lajthitur, dhe pëlqen të theksojë diferencat, por sot nuk ka më probleme. Megjithëse diferencat mbeten, por njeriu i mirëpret, se shikon një njeri që është ndryshe nga ty. “, thotë autori.

Leximi ndikon edhe për të shuar gjykimet krahinore, ose së paku për ti pranuar ato, siç thotë autori. Ndonëse të tilla kemi hasur edhe në nivelet e larta shtetërore, përfshirë Parlamentin.

“Shumica, një pjesë e madhe e tyre nuk demostrojnë që kanë një raport të mirë me librin po me siguri që pjesa e rafinuar lexon”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?