Genc Pollo ka tetë pyetje për Sandër Lleshin: Përgjigju para votëbesimit dhe betimit

Genc Pollo ka tetë pyetje për Sandër Lleshin: Përgjigju para votëbesimit dhe betimit

Genc Pollo

Deputeti i PD, Genc Pollo përmes një statusi në rrjetet sociale i drejton tetë pyetje ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshi. Demokrati kërkon nga Lleshi që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, përpara votëbesimit dhe betimit të tij. Këshilltari i kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshi do të zëvendësojë në këtë post Fatmir Xhafajn.

Nuk kam paragjykim për zotin Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013 dhe tashmë i propozuar për postin e Ministrit të Brendshëm nga Edi Rama.

Por do të thoja se në këtë moment publiku ka të drejtë të dijë dhe zoti Lleshi, mundësisht para votëbesimit e betimit të tij, ka për detyrë të informojë për sa vijon:

Cilat janë këshillat që z. Lleshi i dha Kryeministrit:

1- kur u mor vesh se avionë të vegjël transportonin drogë nga Shqipëria në Itali duke përdorur aeroporte ushtarake si Gjadri apo edhe aerodrome e pista rrethanore;

2- kur u bë e qartë se mohimi nga Ministria e Mbrojtjes i përdorimit të aeroporteve nga avionët e drogës rezultoi i pavërtetë;

3-Kur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bazo në maj 2014 pretendoi publikisht se është i pamundur trasporti i drogës me avion "meqë hapsirën ajrore të Shqipërisë e monitoron NATO" çka ishte tërësisht e gënjeshtërt pasi NATO nuk ka objekt aviacionin civil e aq më pak aeroplanët privatë;

4- kur debatohej në publik se mbjellja masive e drogës vendin tonë në vitin 2016 përbënte rrezik për sigurinë publike e kombëtare;

5-Kur raportet e Europolit, Departamentit të Shtetit të ShBA, Zyrës për Drogën e Krimin të OKB (UNODC) dhanë alarmin pas vitit 2016 për kanabizimin e vendit e pasojat e rrezikshme të tij;

6-Kur rezultoi se bandat e narkotrafikantëve kontrollonin radarët e bregdetit dhe i fiknin ata sa herë u nevojitej atyre për fshehur transportet e drogës.

7-Kur një ministër i qeverisë Rama sugjeroi ndërhyrjen antidrogë të Ushtrisë pasi Policia konsiderohej e kanabizuar;

8- kur u hartua e miratua ligji mbi Forcat e Armatosura, i cili u rrëzua në vitin 2014 nga Gjykata Kushtetuese pasi transferonte të gjithë pushtetet e organeve kushtetuese tek kryeministri duke e bërë atë "edhe komandant edhe komisar" siç u shprehën ekspertët;

Genc Pollo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gardiani: 29/10/2018 09:02

    Kane urdher te gjejne pa tjeter, nje grup armiqesor !

    Përgjigju
  • Hasani: 29/10/2018 08:42

    Z. Sander ta pyese komunistin Genc Pollo per sistemin arsimor qe e shkaterruan me ardhjen ne pushtet te PD-se

    Përgjigju
  • Farkas: 29/10/2018 04:57

    Fillun kta legana

    Përgjigju
  • Bora: 29/10/2018 01:27

    Respekt per gjeneralin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve