TIRANË-Panik në orët e para të mëngjesit në zonën e Gërdecit. Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.
 
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës - Tiranë, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Policia thotë se ka qenë një person i cili ka qëlluar me breshëri ndaj firmës dhe ka zbrazur një karikatore me plumba.

Policia dyshon gjithashtu se sulmi ka ndodhur për shkak të konflikteve që ka pronari i kompanisë për çështjen e një pronësie në Krujë.

Edhe nga fotot dallohen shenjat e plumbave në xhamin e kompanisë, ndërkohë që një pjesë e xhamave janë thyer.
 
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56.
 
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i pronarit të firmës.

gerdeci
gerdeci


dy.b/shqiptarja.com