Gërdeci/ Detaji në hetimet e SPAK që rrezikon Shkëlzen Berishën, ja pse për Fatmir Mediun po zbatohet Kodi Penal Ushtarak! Dënimi që parashikohet 

Gërdeci/ Detaji në hetimet e SPAK që rrezikon Shkëlzen Berishën, ja pse për Fatmir Mediun po zbatohet Kodi Penal Ushtarak! Dënimi që parashikohet 

Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha

TIRANË-SPAK njoftoi sot se ka dërguar ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, për gjykim në Gjykatë e Posaçme për rolin e tij në skemën e korrupsionit vdekjes në Gërdec, me pasojë 26 jetë humbura dhe dhjetëra të plagosur. Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë në bashkëpunim, sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Në njoftimin e SPAK-ut ka dy detaje që rrezikojnë pozitat e Shkëlzen Berishës.

Së pari, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim, referuar nenit 25 të Kodit Penal. Neni 25 parashikon se “bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre”. Pra, në akuzën e SPAK-ut nënkuptohet se Fatmir Mediu ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për finalizimin e aferës korruptive në Gërdec?

Po kush janë këto personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me Fatmir Mediun?
29 të akuzuarit e parë për Gërdecin janë dënuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, shkatërrim të pronës nga pakujdesia, vrasje masive si dhe për shpërdorim detyre nga kuadri komandues sipas Kodit Penal Ushtarak, çka tregon se bashkëpunëtorët e Fatmir Mediut nuk janë ndëshkuar ende nga drejtësia. Bazuar në një grup faktesh, dëshmish dhe rrethanash, të vetmit bashkëpunëtorë të Fatmir Mediut, janë Sali Berisha me të birin, Shkëlzen Berisha.

Është e provuar që Shkëlzen Berisha ka takuar në mënyrë intensive ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediun dhe Aldo Bumçin. Që në fillim të vitit 2007, Fatmir Mediu çon në qeveri vendimin për t’i dhënë kontratën e ngritjes së fabrikës së vdekjes kompanisë së lidhur me Shkëlzen Berishën. Bëhet fjalë për kompaninë "Albademil" të Mihal Delijorgjit, i cili ditën e shpërthimit i telefonon pikërisht Shkëlzenit. Berisha autorizon Fatmir Mediun me një vendim të posaçëm për të realizuar procesin korruptiv të demontimit. Aldo Bumçi jep aprovimin për procedurën ligjore të demontimit, duke shënuar në një faks “Për Shkëlzen Berishën”.

Mediu zgjedh pa garë kompaninë "Albademil". Pasi mori tenderin, Deligjorgji ngriti një kompani ndihmëse, për të kryer punimet në Gërdec, ‘Trans Digging Construction”, ku aksionere me 20 % ishte vajza e Fahri Balliut, i besuari i Berishës. Kompania SAC, me pronar Patrik Henrin, merrej me demontimin. Patrik Henri ishte partner me Delijorgjin. Përfaqësues i kompanisë së Henrit në Shqipëri ishte Rrahman Selmanllari, shoku i ngushtë i Shkëlzenit.

Efraim Diveroli, një trafikant armësh nga Florida, blinte municione kineze, u falsifikonte etiketat dhe i trafikonte me kompaninë “AEY”. Për riambalazhimin, Diveroi kishte kontraktuar Kosta Trabicka, i cili akuzoi publikisht Shkëlzenin se kishte bërë pazar me Diverolin për ta nxjerrë jashtë loje. Madje, para se të eliminohej fizikisht, Trebicka kishte kërcënuar Shkëlzenin se do të fliste për skandalin.

Jo vetëm kaq. Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tabulatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, i telefonon 4 herë pikërisht Shkëlzen Berishës. Nga ana tjetër, ish-shefi i Shtabit Luan Hoxha ishte ankuar në Ambasadën Amerikane se Shkëlzen Berisha e kishte kërcënuar që të dorëzonte municion të kalibrit të lartë në Gërdec dhe pa vonesa. Këto janë vetëm disa fakte dhe dëshmi që e vizatojnë Shkëlzen Berishën jo thjeshtë si bashkëpunëtor të Fatmir Mediut, por si sipërmarrës jo në letra i biznesit në Gërdec.

Së dyti, SPAK njoftoi sot se ka ndarë në dy degë hetimin për Gërdecin, duke regjistruar një procedim të ri penal, për veprat penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Akuza e parë tingëllon për Sali Berishën dhe ndoshta Aldo Bumçin, ndërsa akuza e dytë mund të nënkuptojë të tre bashkë, Mediun, Berishën dhe Shkëlzenin.

Pse Kodi Penal Ushtarak po zbatohet për Mediun?
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë të dyfishtë. Shpërdorimi i detyrës sipas Kodit Penal, neni 248, parashikon deri në 7 vite burg. Ndërsa shpërdorimi i detyrës sipas Kodit Penal, neni 70/2, parashikon nga tre deri në tetë vjet burg. Po pse SPAK i referohet edhe Kodit Penal Ushtarak për Fatmir Mediun, kur Mediu ka nuk ka qenë ushtarak, por ministër i Mbrojtjes, pra një funksionar politik?

Përgjigjen e jep neni 2 i Kodit Penal Ushtarak i ndryshuar në vitin 2022. Ky nen parashikon që për “Shtetasit shqiptarë që kryejnë një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen sipas Kodit Penal Ushtarak. Për shtetasin shqiptar që kryen një vepër penale ushtarake në bashkëpunim me një ushtarak shqiptar do të zbatohet Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë”. Pra, sipas ligjit penal, si për një ushtarak, ashtu edhe për një civil, që kryen një vepër penale në fushën e mbrojtjes përgjigjen, zbatohet Kodi Penal Ushtarak.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 09/02/2023 15:59

    Fatzi Mehdiu qe shqipen e flet si nje kasete e inçizuar dhe po te njejtat fraza, ide i perserit. Me mire te marri ndonje azil ne USA e te gjeje ndonje pune si lavapjates apo taksixhi. Ne Bronx, apo dhe ne New jersey, ka vende te lira pune ne shume ristorante kineze dhe itaiane. Jane me t emira se burgu i Drenoves apo ai i Reçit.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/02/2023 13:00

    Kur shpresojm te ndodh kjo mrekulli qe kemi 30 e ca vjet qe e presim,apo kur te na perlaj ndonje termet si qe duke na mare??????????????????????? Zero shanse per te degjuar nje mrekulli te till. Mosha e tret ka ikur,por me vjen keq per brezin e ri qe do ju ik edhe ketyre si puna jon. Tjetra kujt i intereson qe keto monstra te denohen vetem fukarejve qe lan kockat per sali ziun me kompani. Politika as do tja dij cfar kan bere keta kriminela,por skan faj se ai qe i tredhte dhe si lejonte as te flenin me grat vdiq. Thot dikush,po cna duhet tani ky se ka qen diktator. Jo po ky i duhej ketij populli fukara,se tani te vrasi e te presin sa her te duan dhe askush s'do tja dij.

    Përgjigju
    • Thoma Blana: 10/02/2023 18:41

      Qe do te zhduket kjo kast e mallkuar dhe fatkeqe e vendit ,as nuk behet fjal .por problemi jemi ne populli , nuk dim te kerkojm llogari cfar votojm e zgjedhim te a drejtoj .jemi gaim q votojm pa ditur cfar votojm . Per fat keq nuk kemi kulturen e llogaidhnies , votojm e marim canten e zhdukemi ne kurbet ,humbasim .ne jemi fajtor qe keto shimpaze si ky e e gjith kasta politike qe derjton sot vjedhin , vrasin e shum te tjera .o e vellezer a te bej nje pyetje : femija I cdo kujt nga ne Lind si cdo Femij I cdo politikvarri . Perse femijet e tyre te jetojn me mire se femijet tane ? Perse ?

  • albani: 09/02/2023 02:05

    per saliun,,djaline tij dhe mediun,, burgu eshte lule,,,ata duhen varur ne litar.....

    Përgjigju
  • Sulua: 09/02/2023 01:15

    O Medi rri ne amerik me mire vellaa se ketu po te vijne anes me duket,kerkou azil politik atyre politikaneve qe takove haahhaah

    Përgjigju
  • Maks: 08/02/2023 20:38

    Ishalla denohen madje me burgim te perhershem. E me pas? Do nisni te shkruani per krimet e panumerta te Rames dhe oborrit te tij??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet