Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje

TIRANË- Për të dytën herë radhazi është shtyrë sërish  seanca paraprake në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seanca paraprake do të zhvillohej sot për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim, por gjykata nuk ka pranuar që familjarët e viktimave të jenë palë në këtë proces. 

Seanca paraprake e radhës do të mbahet më 4 prill ora 2.30. Ndërkohë avokati i familjes Durda, Dorian Matila tha për mediat se edhe familjarët e viktimave duhet të jenë pjesë e procesit. Nga ana tjetër këtë qëndrim ka mbajtur edhe avokati i Mediut, Ardian Visha. Pas kërkesës së familjarëve për t'u bërë palë në çështje, Prokuroria ka kërkuar kohë dhe kështu u vendos që seanca të shtyhet më 4 prill.

Vetë ish-ministri Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në gjykatë ishin të pranishëm edhe familjarët e Edison Durdajt që vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur çështjen. Seanca paraprake u shty për herë të dytë, pasi më 23 mars nuk ishin të pranishëm prokurorët.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 23/03/2023 17:58

    Mos ki frike nga e verteta.Ate duhet ta vleresosh per shkaqet qe kane prodhuar kete te vertete.Sistemi gjyqesor duhet shperndare.Asnje gjukates- shqiptar ne gjukata.Te kerkohen gjyqtare europiane dhe amerikanet.Pa zhdukur keto specie gjyqtaresh nuk behet drejtesi.

    Përgjigju
  • Luani: 23/03/2023 17:25

    Po drejtesi e koruptu se te ishin femijet e tyre apo motra dhe vllezrit e gjyqtarev e prekurorve do benin namim po i vrasin per se 2 here turp tu vi mbse fatkejsite ne shpite tuaja o drejtesi e korptu

    Përgjigju
  • Cubi: 23/03/2023 17:24

    Nje verr ne uje do kemi si perfundim. Mjer kujt i ndodh e keqja se drejtesi nuk gjen. Drejtesia nuk eshte per fukaran eshte per klasen e aristokracis,qe ka 30 e ca vjet qe vret pret vjedh e cfar nuk kan ber e gjemb ne kemb mazallah se do ju bjere. Mjer ato familje qe u cenuan e humben te dashurit e zemres se kjo pun keshtu do vazhdoj ping- pong sa andej ketej edhe rezultati zero me xhufka.

    Përgjigju
  • Sati: 23/03/2023 14:20

    Kam frik se vendimi për mediun do rëndojë po prap mbi viktimat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Marca paralajmëron Spanjën: Sylvinho njeri ambicioz, ka mësuar nga trajnerët më të mirë

Marca paralajmëron Spanjën: Sylvinho njeri ambicioz, ka mësuar nga trajnerët më të mirë