Gëzim Nika rrëfen në 'Rreze Dielli' krimet e komunizmit ndaj familjes së tij: Donin të na zhduknin si gen

“Kur ika në 97-ën, ika shumë i mërzitur. Besoja se Shqipëria do të bëhej”. Me këto fjalë, këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika ka nisur rrëfimin e tij në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV. Legjenda e këngëve patriotike shqiptare tregoi për zhgënjimin e tij të madh gjatë rrëmujave që përfshinë Shqipërinë në vitin e trazuar 1997 pasi familja e tij kishte përjetuar persekutimin e diktaturës komuniste.

Kur jam larguar, jam larguar shumë i mërzitur me Shqipërinë. Shumë i mërzitur sepse duke e dashur këtë vend shumë , Shqipëria jo gjithmonë është treguar e dashur me ne. Ne e kemi dashur me jetë. Unë kam gjyshin të pushkatuar dhe nuk e di ku e ka varrin. Më ka lënë baba 7 vjeç, vëllai i babës ka vdekur në Tepelenë në internim. Gjyshja ime 30 vjeçe me 4 fëmijë ka përjetuar djegien e shtëpisë. Babai im ka qenë mashkulli i fundit i shtëpisë , 2 hallat dhe vëllai i babës që ka vdekur 2 vjeç nga tmerri. Është pjesë e jetës sime dhe duhet ta them. Aty (në internim) nuk i kanë çuar për turizëm, por i kanë çuar për ti zhdukur si gen. Le të thonë çfarë të donë, dua të them jetën, si e kam përjetuar unë dhe e kam mbajtur mbi supe. Unë i përkas brezit të tretë. Aty ka futur gjyshja ime djalin në dhe dhe pas 6 muajsh kur i ka dalë lirimi, pas vdekjes ka shkuar dhe e ka nxjerrë me duar djalin e vet, dhe për 5 – 6 javë e ka mbështjellë me lëkurë dhie. I ka mbajtur kockat në një si çantë ku mishi ishte tretur dhe lëkura kishte mbetur mbi kocka dhe e ka sjellë e ka varrosur.

Gëzim Nika, këngëtar

Nuk ka faj nëna Shqipëri, por ka faj drejtimi. Uroj që këto kohë kurrë mos  të vijnë, por edhe rinia duhet ta dijë se çfarë ka ndodhur.  Unë nuk them të hakmerresh, por të shohësh prapa dhe të mos harrosh çfarë ka ndodhur se mund të ndodhë prapë, mund të përsëritet dhe është gjë e tmerrshme. Në vitet 90-91 kisha mendimin se do bëhej Shqipëria. Nuk po them se nuk është bërë , se kanë ndryshuar shumë gjëra, por 1997-a ishte tmerr, se nuk e morëm vesh si erdhi, çfarë u bë. Të jenë armiku ynë kryesor vetë shqiptarët, kjo është e tmerrshme. Ndaj isha shumë i mërzitur kur ika nga këtu.

Gëzim Nika, këngëtar

Për këngëtarin e mirënjohur të muzikës folklorike shqiptare, është për të ardhur keq që ende sot, askush nuk ka kërkuar falje për krimet e komunizmit. Madje Gëzim Nika thotë se prania sot në parlament e disa prej atyre që i shërbyen atij sistemi, është një persekutim i dytë për shumë njerëz.

Gjithë këtë tmerr që i është bër këtij populli, si nuk doli një njeri që të thoshte më falni se ashtu ishte ai sistem. Gjyshja ime e cila ka vdekur para dy vitesh, 100 e ca vjeç, si nuk doli një ti thoshte : moj zonjë na fal po kështu ishte, kjo ishte një sëmundje, një sëmundje që quhet komunizë, ne na pati rënë kjo sëmundje. Si shkojnë në atë botë pa i thënë një “Më fal” këtij populli. Është një ofendim dhe një persekutim i dytë i kësaj shtrese që ka ende nga këta persona në parlament.

Gëzim Nika, këngëtar

Gjatë intervistës Nika tregoi se si babai i tij, që i kishte rritur gjithnjë me dashurinë për muzikën, ishte një ndër njerëzit që punoi për ndërtimin e pallatit të Kulturës në Tropojë.

Babanë tim e martoi gjyshja 16 vjeç se ishte mashkulli i fundit dhe për 10 vjet lindën 5 djem, pra jemi 5 vëllezër. Babait i gjetën në një dynym tokë , një traktor që kishte lëvizur një metër. Atë se ksihte lëvizur fare ai, por i thonë që e ke lëvizur me qëllim dhe e dënuan me 6 muaj punë korrekuese. Dhe e çojnë të hapë themelet e Pallatit të Kulturës në Tropojë.  Babai imë ka qenë ndër më të pashmit dhe më të fortit në Tropojë, edhe e pyesin si po i dukej puna. Ngaqë na e ka ushqyer gjithmonë muzikën i kthehet “ s’ka problem , mirë shumë se fëmijët e mi kanë për të kënduar këtu” . edhe i doli se një gjë që ta jep Zoti është shumë e vështirë ta ndalë robi.

Gëzim Nika, këngëtar

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Gëzim Nika: Kur këndova për herë të parë “Shqipëri o nëna ime”, njerëzit thërrisnin “Parti Enver”

Nuk ka shqiptar në çdo cep të globit që të mos ketë dëgjuar “Shqipëri o nëna ime” nga zëri i nga një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folklorike Gëzim Nika. Por mbase pak kush e di, se si “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit u shndërruan në një këngë. Vetë Nika ka treguar gjatë një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se si mori jetë kënga ndërsa udhëtonin në një target nga Durrësi për në Trieste.

“Shqipëri o nëna imë” është një këngë që është realizuar duke shkuar në një festival në Zvicër. Kjo këngë ka shumë vlera se është bashkim gegë e toskë. Poezia është e Naim Frashërit, kompozitor Kol Susa, këngëtar Gëzim Nika, dhe ka dalë një këngë e bukur. Këtë këngë nuk e kemi pasur në program. Recitativi i parë dhe strofa është realizuar nga Kol Susa, kurse refreni është bërë në traget Durrës – Trieste. Është kënduar për herë të parë pas 36 orësh. Kënga as nuk ishte “pjek” se nuk kishte kohë.

Gëzim Nika, këngëtar

Nika tregon se në atë festival në vitin 1989 ku “Shqipëri o nëna ime” u këndua për herë të parë shqiptarët nisën të brohorasin për Enverin por as që e kishin idenë e vuajtjeve që kishte përjetuar familja Nika si pasojë e krimeve të komunizmit.

Festivali kishte shumë shqiptarë, sidomos nga Kosova , se ne nuk kishim emigruar akoma. Pasi bëra recitativin u ndërpre kënga. Filluan me ca parrulla që më bënë përshtypje “Parti Enver , jemi gati kurdoherë”, “Enver Hoxha” , “Kosovë Republikë”. Kjo ishte në vitin 1989 dhe nuk i paragjykoj sepse ashtu ishte koha. Në fund të fundit ata nuk dinin gjë, se pot a dinin si unë, nuk e kishin bërë atë punë.  Po të dinin vuajtjet e familjes time, se kishin bërë hiç e hiç. Unë ndenja ashtu 2 – 3 minuta deri sa pushuan dhe u futa sërish në këngë. Gjëja e çuditshme në këtë këngë është se unë bëra refrenin dhe përsëritjen e dytë e ka bërë gjithë salla me mua. Dhe kjo nuk ndodh shpesh ose ndoshta  shumë shumë rrallë. 

Gëzim Nika, këngëtar

Gëzim Nika, vjen nga një familje e persekutuar e Tropojës që për dekada vuajti pasojat e komunizmit. Vetë këngëtari tregoi se si nuk e lejuan të vazhdonte shkollën për shkak të “biografisë së keqe”.

Kam kënduar për herë të parë në vitin 1983, në Gjirokastër. Mora çmimin si këngëtari më i mirë. Mua në atë kohë s’më kishin dhën të drejtën për të shkuar as në lice, as në gjimnaz, por kam mbaruar shkollën bujqësore. Për çmim më dhuruan një vepër të shokut Enver. Kur e diktuan se jam me biografi të keqe ,më njoftuan që duhej ta ktheja se ma kishin dhënë gabim. Edhe njëherë në 1983, erdhi Ramiz Alia në Tropojë dhe më futën në program se gjithë populli më donte.  2 me kollare të shkurtër me kostumë, sigurimsat, më kapën dhe më spostuan. Më thanë “Shko ndërro rrobat dhe largohu nga këtu.

Gëzim Nika, këngëtar

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albana: 31/07/2018 18:00

    Mania per tu vete declare si i persecutuar paska zene edhe Gezimin. Nuk pine uje me. Edhe une kam mbaru te mesmen bujqesore, nuk doja po kjo e drejt studies mu dha. Dhe kam mbaru me 9.9 tetvjecaren dhe babin e kisha komunist. Mund te jete te verteta shume nga ato qe thua, po nese ti ke shku ne Zvicer, kur ne te tjera as e enderronim, nuk te ka hije fare.

    Përgjigju
  • bib gjeli: 31/07/2018 14:07

    rren mas rrenet kta te pa bese,ce do ce sju zhduku ishte pastru shqipnia nga rraca e degradume e kryqave pedera pedofila te ndyte.

    Përgjigju
  • orli: 31/07/2018 13:08

    Gzim! Me gjithe respektin edhe per vuajtjet(por jo "vuajtjet" tua) stonon pak historia te pakten per ty sepse ti si i "persekutuar" i ke care televizoret dhe me e bukura paske ikur ne Zvicer ne ate kohe "persekutimi" si paska mundesi qe keta sigurimsat te larguan nga skena por te lejuan te shkosh ne Zvicer?!!

    Përgjigju
    • Shpellar vicidoli: 31/07/2018 14:14

      Cfare i persekutuari ka qene ky mor aman, ne kohen e dulles ky ka jetu si mbret be krahasim me ne njerezit e thjesht! Ky esht me keq se salehu, qe ne kohen e komunizmit iu lepinte dulles, dhe kur erdhi demokracia na doli demokrat i flakt?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!