Gjashtë ndryshime për shkak të koronavirusit në Kombëtare, Dermaku dhe Laçi flasin për Ligën e Kombeve

Ndeshja miqësore e Kombëtares e programuar të mërkurën me Armeninë nuk do të zhvillohet. Shkak është bërë lufta që ky vend po zhvillon me Azerbajxhanin për një rajon të kontestuar, që deri më tani iu ka marrë jetën mbi 220 personave nga të dy kampet. Megjithatë kombëtarja gjatë kësaj javë do të zhvillojë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, më 11 dhe 14 tetor.

Për këto dy takime kanë folur sot futbollistët Kastriot Dermaku dhe Qazim Laçi. Dermaku, i cili të hënën në mëngjes kompletoi edhe kalimin te Lecce në Seria B, fillimisht u shpreh për anulimin e miqësores me Armeninë.

“Është lajm pozitiv. Kemi më shumë kohë të stërvitemi me lojtarët e rinj. Situata në Armeni nuk është shumë e mirë për momentin. Kemi më shumë kohë për stërvitjen me lojtarët e rinj,”-deklaroi Dermaku.

Ndërkohë mesfushori Qazim Laçi, i cili debutoi në humbjen me Lituaninë, për sfidat e radhës shprehet:

“Do jetë shumë interesant ky grumbullim sepse do mungojnë shumë lojtarë me eksperiencë, por edhe lojtarët e rinj, që kanë ardhur, kanë dhënë maksimumin në ekipet e tyre dhe mbetet ta tregojnë në fushë. Debutimi me Lituaninë nuk ishte ai që kisha në mendjen time sepse nuk e fituam dhe nuk bëmë një paraqitje të mirë.”

Për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve Kombëtarja ka bërë 6 ndryshime në listën e futbollistëve. Për shkak të kushteve të pandemisë nuk janë lejuar nga klubet të grumbullohen Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula, ndërsa Thomas Strakosha është dëmtuar.

Njoftimi i FSHF-së: 

"Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë do të pësojë sërish ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve që janë hasur me klubet.

Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive.

Ndërkaq, edhe Giacomo Vrioni nuk është lejuar për momentin për shkak të kufizimeve dhe nëse klubi i tij, Juventusi do t’i japë leje ai mund të bashkohet me kuqezinjtë të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes.

Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit. Për këtë arsye trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

Probleme fizike ka shfaqur edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar nga stafi mjekësor vazhdimisht."

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve