‘Gjej punë, mos rri kot, s’kam me çfarë të ushqej’, fjalët e fundit të 73-vjeçarit para se të vritej nga i biri në Mallakastër, si nisi debati

‘Gjej punë mos rri kot! Unë nuk kam me çfarë të ushqej’, këto dyshohet se ishin fjalët e fundit të të ndjerit Qemal Muhametajt nga fshati Greshnicë i Mallakastrës, i cili u vra nga djali, i tij me probleme mendore.

Burime konfidenciale nga policia e Ballshit për Report Tv bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak është bërë një zënkë e çastit më të atin. I ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë e të mos rrijë kot.

Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen Muhametaj, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përdhe. Autori nuk mjaftohet me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e godet dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë. Mariglen Muhametaj do të njihet nesër me masën e sigurisë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une!: 28/08/2022 12:58

    Shkollimi dhe besimi ne zot ka te beje shume ne karakterin, sjelljen dhe zemer-bardhesine e nje njeriu. Ky nuk eshte njeri, ky nuk eshte as kafshe. Ky eshte qenje e neveritur qe as bagles se njeriut nuk i afrohet. Njerezit si ky duhet te rrihe cdo dite me kamzhik ne qender te qytetit. Zoti e jua shoerblefte baballareve qe me mjnd e saktifice na rrisin. Qofte i xhenetit i ndjeri!

    Përgjigju
  • babai i 5 femijeve: 28/08/2022 01:17

    po pse e vret babane mor idiot,,mor maskara,,,,ai te ka bere koken,,,,,te kish bere nje mut me mire.....palaco,,,me burgim te perjetshem....////

    Përgjigju
  • Iksi: 27/08/2022 18:24

    Duhet denimi me vdekje dhe t shofesh kur t behet nj vrasje ne 5 vjet

    Përgjigju
  • Askushi: 27/08/2022 17:24

    DENIMI ME VDEKJE MBARON PUN PER KETA MOSTRA DHE PER KRIMINELAT DHE BANDAT ATEHER PASTROHET SHQIPERIA NGA HALET .

    Përgjigju
    • Halja: 27/08/2022 19:18

      Po na pastruan te gjitheve kush do ngele pastaj?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Uaaa uaaa, flet partia e vulës për moral', Metës nuk 'i del e keqja' me Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri

'Uaaa uaaa, flet partia e vulës për moral', Metës nuk 'i del e keqja' me Bashën: Edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri