Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Thumana ku ishte për të parë nga afër situatën dhe dëmet nga tërmeti shmangu polemikat duke thënë se sot nuk është dita për të drejtuar gishtin, por shtoi se duhet të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme. "Një falenderim të gjithëve.
Grekët kanë sjellë pajisje që kanë munguar gjatë ditës, por edhe tani në mbrëmje. Të gjithë si familje e madhe e përbashkët. Lutjet e mia janë me ata që janë nën rrënoja. Lutem për jetët e tyre. I kam bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Sot nuk është dita për të drejtuar gishtin, por edhe njëherë i bëj thirrje cdo shqiptari të bëjë cështë e mundur për njerëzit" tha Basha.
Lideri demokrat vizitoi disa nga familjet që janë sistemuar në çadra në zonën e Thumanës.
Komente












Mirë që fole një herë si njeri..
PërgjigjuMe ne fund!!!! Fole si shqiptar, shpresojme te te zgjase!
Përgjigju