Gjergji Gjika: Protokolli i kuq për fasoneritë i pazbatueshëm! 20 firma po prodhojnë veshje mjekësore për Europën

Fasoneritë në Krujë kryesisht por edhe në Tiranë janë kthyer në vatra të rrezikshme për përhapjen e infeksionit COVID-19. Në fasoneritë në Krujë po identifikohen vazhdimisht raste të reja pozitiv, pavarësisht masave të ndërmarra.  Për të respektuar sigurinë e punonjësve dhe distancimin social Minsitria e Shëndetësisë, hartoj Protokollin e Kuq me 27 rregulla që duheshin respektuar për këtë situatë të tillë.

Por ky protokoll që përfshin pajisjen me maska dhe doreza të punonjësve, respektimin e distancimit social apo edhe dezinfektimin e ambienteve është kundërshtuar nga biznesi fason, i cili e quan Protokollin të pazbatueshëm. Gjegji Gjika kryetari i Fasonistëve të Bashkuar shpjegon për Report TV, se përse nuk mund të zbatohet protokolli.

Është një pikë që thuhet se duhet dezinfektuar ambienti Brenda 8 orëve 2 herë resht, por ai dezinfektat që përdoret dhe atë cilësi dhe përdorim helmi që ka është shumë i rrezikshëm dhe i pa rekomandueshëm po nga këto mjekë që të futesh para 24 orëve. Kërkohet rishtas 2 metra sepse tek protokolli i vjetër ishte 1.5 metra dhe ne e kemi zbatuar. E kemi zbatuar sepse është edhe kusht teknik. Makina nga makina nuk mund të rrijë më afër sesa 1.2 apo 1.3 metra. Tani ju e përktheni këtë? Kur je në restorant pa maskë distanca 1.5 metra është normal, kur je në punë me maskë duhet 2 metra”, sqaron kreu i fasonistëve.

Ndërkohë një pikë tjetër e kërkuar nga Minsitria e Shëndetësisë është edhe ruajtja e distancën mes punonjësve gjatë transportit. Gjika thotë se ata nuk disponojnë automjete të mjaftueshme për ti dërguar punonjësit në punë me staf të reduktuar, dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e shtetit.

Tjetra që kemi kundërshtuar është që në autobusët me 20 vende duhet të mbushen 10 vende. I kemi thënë ne nuk e disponojmë këtë flotë, ja ku është flota ndërqytetëse që po fle gjumë prej 1 muaj, vije në përdorim dhe ne paguajmë parat që punonjësit tanë në dy fashat orare të venë e të vijnë nga puna si njerëz në autobus”, thotë Gjergji Gjika.

Duke qenë se situata e krijuar ka paralizuar shumë aktivitete ekonomike në vend, një pjesë e fasonerive kanë zgjedhur të ndryshojnë procesin e punës dhe të prodhojnë veshje mjekësore. Gjika thotë se janë mbi 20 fasoneri që tashmë po prodhojnë veshje mjekësore për Evropën.

Duke u profilizuar tashmë në veshjet mjekësore, po ju them me shumë sukses kryesisht për tregun Evropian dhe atë Italian ne kemi mbi 20 ndërmarrje sot kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, që po punojnë pikërisht për këtë lloj trendi të ri që ka dalë pas koronavirusit”, shprehet Gjika.

Gjika ngre edhe shqetësimin e dëmit financiar që po i shkaktohet këtij biznesi për shkak të situatës, dhe në mungesë edhe të porosive nga jashtë, dhe sipas tij industria e këpuceve dhe tekstilit është stopuar totalisht.

VIDEO/Intervista e plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jari: 01/05/2020 16:26

    SHUME MIRE beni qe prodhoni….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë