FRANKFURT, Përfshirë nga skandalet dhe rezultatet mediokre, dy drejtuesit e "Deutsche Bank", indiano-britaniku Anshu Jain, 52 vjeç dhe gjermani, Jurgen Fitschen, 66 avjeç, njoftuan sot dorëheqjen.
"Deutsche Bank" banka e parë gjermane, njoftoi sot dorëheqjen e dy bashkëdrejtuesve, Anshu Jain dhe Jurgen Fitschen, tronditur nga një valë skandalesh në mbarë botën dhe rezultate mediokre.
"Dy drejtuesit vendosën të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre", njoftoi banka në një komunikatë.
Indiano-britaniku, Anshu Jain dhe gjermani, Jurgen Fitschen ishin në krye të grupit bankar të Frankfurtit që prej muajit maj 2012 dhe kontratat e tyre përfundonin në fund të muajit mars 2017.
Ata do të zëvendësohen duke nisur nga muaji maj 2015 nga britaniku, John Cryan, ish-drejtor i bankës zvicerane UBS nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe anëtar i këshillit të mbikëqyrjes të "Deutsche Bank" që prej vitit 2013./ATSH/